Debati/ Për Teatrin nuk firmosi as kryetari i Bashkise e as Kryeministri,...

Debati/ Për Teatrin nuk firmosi as kryetari i Bashkise e as Kryeministri, po vartësit.

63
0
Shares

Komisioni i Ligjeve  miratoi dje, nen për nen dhe në tërësi, projektligjin “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt ‘projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar’”.

Kjo nismë është miratuar me 11 vota pro të maxhorancës dhe 2 vota kundër të opozitës. Deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj, tha dje se projektligji nuk është firmosur as nga Edi Rama dhe as nga Erion Veliaj, por nga vartësit e tyre, në mënyrë që ata të përfundojnë në burg. “Keni vënë re që kryetari i bashkisë asnjë lloj praktike administrative nuk ka ndërmarrë, thjesht dhe vetëm se e dinë që kjo është një procedurë totalisht korruptive, e gatshme për t’u paketuar për në Prokurori, kur të mos jetë më Arta Marku aty dhe kur të mos jetë më Donika Prela. Të gjithë këta do vendosin bedelët e tyre për të firmosur këto procedura”, tha dje deputeti i PD-së.

DEBATI TE KOMISIONI I LIGJEVE

Mirela Kumbaro: Unë vetë jam përballur me një gjendje të vështirë në vitin 2014, ana e majtë e prapaskenës së Teatrit, nëse e keni parasysh Teatrin,në qoftë se keni qenë…, u shkëput dhe u batua, por në bëmë bllokimin e asaj pjese për sigurinë e aktorëve. Kjo vihet re dhe kur realizohen shfaqjet, por prapë them se s’keni qenëndonjëherë dhe s’keni si ta dini… (Acarohen deputetët e PD-së)

Dhurata Çupi: Mos vazhdo me këto provokime.

Mirela Kumbaro: Vlen për të gjithë. Ndjesë nëse e keni parë.

Ulsi Manja: E ka edhe për ne…Jo vetëm ju.

Mirela Kumbaro: Na ka ardhur një propozim përbashkëpunim nga pronari në kufi të pronës së truallit tëTeatrit. Nga Bashkia e Tiranës, në shkurt të 2018, ka përcjellë në Ministrinë e Kulturës kërkesën për shprehje të interesit për zhvillimin e zonës pranë Teatrit Kombëtar të subjektit “Fusha Sh.p.k.”. Investitori është pronari i një pjese të sipërfaqes në kufi dhe një godinë ku do ndërtohet projekti. Investitori nuk do të ketë shpërblim monetar në asnjë vlerë nga buxheti i shtetit. Shteti do të jetë pronar igodinës e Teatrit menjëherë me të përfunduar projekti. Pra, nuk jemi në kushtet e një kontratë koncesionare.

Enkelejd Alibeaj: Hajduti kryesor që ju ka kapur juve në atë vendim, që nuk thuhet publikisht, nuk nënshkruan. E di pse, jo se ka punë të shumta ai, por për një arsye fare të thjeshtë. Në analizëne fundit, ai bën llogarinë që ai do dalënesër që s’ka hedhur firmë, e ka hedhur një zv.kryeministër këtu, Senida Mesi. Keni vënë re që as kryetari i bashkisë, asnjëlloj praktike administrative nuk ka ndërmarrë, thjesht dhe vetëm se e dinë që kjo është një procedurë totalisht korruptive, e gatshme për t’u paketuar për nëProkurori, kur të mos jetë më Arta Marku aty dhe kur të mos jetë më Donika Prela. Do të jenë disa fakirë, në këtë rast ja ku e keni, nënkryetarin e bashkisë, e ka shkruar në ligj.Përfaqësues të bashkisë do të shkojnë atje dhe do të vënë kokën në satër. Kujdes, e kam miqësore! Të gjithë këta do vendosin bedelët e tyre për të firmosur këto procedura.

Ulsi Manja: Gjithë kjo zhurmë që bëjnë këta ka interesa okulte, që i dinë këta që shkojnë dhe flirtojnë natën me investitorin.

Klevis Balliu: Thuaje emrin thuaje..

Ulsi Manja: Unë falënderoj qeverinë, Ministrinë e Kulturës, bashkinë, të gjithë që janë përfshirë që më në fund gjetën gjuhën e duhur në këtë projektligj që ka ardhur sot për të pasur njëTeatër të ri.

Klevis Balliu: Falëndero të gjithë hajdutët.

Enkelejd Alibeaj: Në qoftë se jeni të lodhur, dera e hapur është, dilni…Vazhdoni..

Bashkim Fino: Nuk jemi lodhur, jo…

Enkelejd Alibeaj: Budallai me syze, ti i bie të kesh në këtë mes…

Alket Hyseni: Po, budalla pa syze je ti pastaj.

Enkelejd Alibeaj: Meqë po flasim për vjedhje pronash, ti, vetëm ti, je i akuzuar për këtë punë.

Alket Hyseni: Mos u merr me mua se…

Enkelejd Alibeaj: Ta tregoj dhe personale po deshe.

Ulsi Manja: Mos kaloni në gjera personale.

Enkelejd Alibeaj: Ta tregoj mirë dhe jashtë po deshe, ty edhe kujtdo tjetër.

Alket Hyseni: Po ik o lepur… Vazhdo fol…

Enkelejd Alibeaj: Ta tregoj mirë unë ty lepurin.

Alket Hyseni: Fjala lepur nuk është fyerje.

Ulsi Manja: Kush është pro? 11 pro, 2 kundër.

Enkelejd Alibeaj: Veprimet që sapo kryet përbëjnë vepër penale të shpërdorimit të detyrës, e, për këtë arsye, ne që votuam kundër, nuk duam të shkelim ligjin penal dhe të përgjigjemi para drejtësisë penale. Ju të tjerët ta gëzoni burgun me shëndet.

Ulsi Manja: Do kemi fatin e madh të të marrim ty avokat kur të shkojmë në burg

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY