FOTO/Mes shqiptarëve të kapur me drogë në Itali, dhe këngëtari shqiptar

FOTO/Mes shqiptarëve të kapur me drogë në Itali, dhe këngëtari shqiptar

278
0
Shares

Ditën e sotme u raportua për kapjen  e një bande të madhe droge, në zonën e Emilia Romagna, Toscana, Lombardia dhe Sicili, ku disa shqiptarë dhe italianë ranë në prangat e policisë. Ata akuzohen për trafik drogërash të rënda dhe më specifikisht të kokainës.

Mediat e shtetit fqinj shkruajnë se organizata ishte e strukturuar në mënyrë piramidale dhe lidhje të forta me dhunën, ndërsa në përbërje kishte 5 qytetarë shqiptarë, përkatësisht Dëfrim, Enver, Haxhi dhe Besnik Dervishi si dhe Klodian Alushku, të cilët vepronin në krahinat e Pizës dhe Firences.

Sipas JOQ, Dëfrim Dervishi, është këngëtari shqiptar i njohur me emrin e artit si Defri. Ai jetonte prej vitesh në shtetin italian, ku edhe ushtronte aktivitetin.

Defri ka realizuar disa bashkëpunime me Silva Gunbardhin e bashkëshortin e saj, këngë të cilat i dhanë edhe famën në vendin tonë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY