FOTO/Banda e shqiptarëve të kapur me drogë e 28 mijë euro, ja...

FOTO/Banda e shqiptarëve të kapur me drogë e 28 mijë euro, ja emrat

205
0
Shares

Policia italiane ka çuar drejt fundit një operacion të madh anti- drogë të nisur që në vitin 2016, me arrestimin e plot 22 personave që kryenin një trafik të gjerë të kokainës nga Holanda drejt Italisë. U kapën  7 kilogramë kokainë e 28 mijë euro në kartëmonedha.

Banda e trafikut kryesohej nga shqiptarë e arabë dhe ishte njëra ndër organizatat më të strukturuara kriminale, e besuar të ketë sjellë sasira të mëdha kokaine në shtetin fqinj.

Media italiane ka bër publike deri më tani pak informacione në lidhje me operacionin e koduar Sottobosco, një  ndërhyrje e cila është shtrirë në disa zona të Italisë, si Lombardia, Sicilia, Toskana e Emilia Romanja.

Përveç marokenëve, në pranga përfunduan shqiptarët Dëfrim, Enver, Haxhi e Besnik Dervishi, plus Klodian Alushku, që kishin kontakte me Holandën, ku merrnin furnizimin me kokainë. Veç tyre, edhe bashkëpunëtori i ngushtë Olsi Iviku, si dhe Shkëlzen Cani, Shpëtim Fili, Arjan Temaj e Festim Hoxha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY