Foto/ Humbja e Zvicrës, Serbia ‘thumbon’ lojtarët shqiptarë

Foto/ Humbja e Zvicrës, Serbia ‘thumbon’ lojtarët shqiptarë

68
0
Shares

Kombëtarja e Zvicrës u mund sot në ndeshjen përballë Suedisë, duke sjellë kështu fundin e rrugëtimit të shqiptarëve që luajnë me këtë ekip. Por nga ana tjetër, nuk munguan thumbimet dhe reagimet e para të Serbisë në lidhje me ketë rezultat.

E përditshmja “Kurir” shkruan se suedezët dëbuan nga Kupa e Botës Zvicrën së bashku me shqiptarët, të cilët luajnë për Kombëtaren “Helvete”. Nuk mund të harrohet ndeshja me Serbinë, ku dy shqiptarët Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka shënuan dy gola, të cilët më pas i festuan me gjestin e shqiponjës.

Kjo natyrisht shkaktoi irritim tek mediat serbe, të cilat e cilësuan festën me simbolin e shqiponjës si provokim të madh dhe i bënë thirrje FIFA-s të marrë masa ndaj shqiptarëve të Kosovës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY