Edi Rama:Shqipëria nuk është vend i gardheve, ka pasur oferta për të...

Edi Rama:Shqipëria nuk është vend i gardheve, ka pasur oferta për të qënë

68
0
Shares

Kryeministri Edi Rama tha në konferencën e përbashkët me homologun malazes se Shqipëria ka pasur oferta për gardhe, por nuk është vendi i gardheve.

Bepin Kolvataj: Ka hapur jo pak debate deklarata e kreut të Departamentit për Mbikëqyrjen e Kufirit shtetëror në Mal të Zi, Vojsav Deagovic lidhur me mundësinë e ndërtimit të një gardhi në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi që lidhet me çështjen e fluksit të klandestinëve. Ka realisht diçka konkrete që është diskutuar me qeverinë e Malit të Zi, duke qenë se një ditë më parë ministri i jashtëm hungarez tha se do dhurohen 25 km gardh dhe ka patur jo pak diskutime, ndoshta dhe abuzime nga mediat. Ka diçka konkrete në këtë mes? Duke e vijimësuar këtë pyetje, z. Rama sa shqetësim është kalimi ilegal i kufirit jo vetëm nga shtetas të vendeve të treta por edhe tentativa që shpesh një pjesë janë goditur, një pjesë jo, por edhe trafikut të lëndëve narkotike ku kufiri i gjelbër me Malin e Zi është mjaft shqetësim, të paktën nëse flasim për territorin e qarkut të Shkodrës.

Rama: Edhe ne kemi pasur oferta për të marrë gardhe dhuratë, por jemi një popull emigrantësh, jemi një popull që ka një histori krenare të shpëtimit të hebrejve dhe i vetmi vend ku hebrejtë kanë qenë më shumë pas luftës së dytë botërore sesa para luftës së dytë botërore. Sot në Shqipëri strehohen 3 mijë refugjatë iranianë dhe mos harrojmë se në këtë vend të vogël janë mbi strehuar mbi 500 mijë refugjate të detyruar të shpërngulen nga shtëpitë  e tyre  për shkak të spastrimit etnik të Milloshevisit.

Sot jemi të shtrirë në shumë vende, ku kemi gjetur mikëpritje, strehë dhe bëjmë jetën tonë.  Nuk jemi vendi për gardhe dhe për shfaqeje refuzuese ndaj atyre që janë në nevojë ekstreme dhe që ikin nga zona ku kërcënohen me jetën e tyre dhe fëmijëve të tyre. Thënë këto bashkë me Malin e Zi ne nuk ishim pjesë e korridorit ballanik kur filloi kriza e madhe që tundi themelet e Europës. Bashkë me Malin e Zi ne kemi pasur një qasje të qartë. Jemi gati të marrin përsipër barrën e përgjegjësisë në kuadrin e një projekti europianë të ndarjes baraz, aq sa mundesi objektivisht dhe sa na takon në pikëpamje humane, ne jemi gati ta bëjmë. Nuk mund të jemi as vende gardhesh, por as heronj shpëtimtarësh të vendeve të pasura që nga njëherë janë të tunduara ti trajtojnë emigrantët si mbetje toksike. /o-news

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY