Banka e Shqipërisë, sa euro u blenë 3mujorin e parë të vitit

Banka e Shqipërisë, sa euro u blenë 3mujorin e parë të vitit

71
0
Shares

Sot Banka e Shqipërisë raportoi  se ka blerë në tregun valutor gjatë tremujorit të parë të vitit sasinë prej 19.3 milionë euro në dy ankande të organizuara në bankat e nivelit të dytë.

Në të dy rastet, Banka e Shqipërisë ka përdorur opsionin e blerjeve në raundin e 2-të, sikurse parashikohet në rregulloren përkatëse.Ankandet u organizuan në muajt shkurt dhe mars.

Monitor, shkruan se në muajin qershor Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë disa herë në tregun valutor, duke blerë euro. Ndryshe nga veprimet e zakonshme, që shërbenin për të rritur rezervat valutore, këto ndërhyrje u konsideruan të jashtëzakonshme dhe synonin që të frenonin rënien e euros, që doli jashtë kontrollit.

Në fillim të muajit qershor, euro zbriti në 124.17 lekë, niveli më i ulët në 10 vjet, nga gati 134 lekë që u hap në fillim të vitit. Shuma që ka blerë Banka e Shqipërisë nuk bëhet ende e ditur, por këto ndërhyrje arritën që të stabilizojnë kursin në rreth 126 lekë.

Përgjatë dy viteve të fundit monedha vendase është mbiçmuar në këmbim me euron në mbi 11 për qind si rrjedhojë e ofertës më të madhe për valutë dhe rënies së lekut në qarkullim.

Hyrjet e valutës nga kanalet formale si remitancat, eksportet dhe turizimi nuk po justifikojnë prurjet e mëdha të valutës, teksa në tremujorin e parë të vitit deficiti i llogarisë koherente u thellua më tej. Nga tjetër sipas të dhënave të INSTAT numri i të hujave që kanë zgjedhur Shqipërinë për pushime ka rënë me 13 %.

Ende nuk ka një ekspertizë të thelluar nga institucionet përgjegjëse në vend për të hulumtuar mbi arsyet e mbiçmimit lekut, por tregues të tërthortë sinjalizojnë se ekonomia po furnizohet me valutë nga burimet jo formale që burojnë kryesisht nga eksporti i drogës. /Monitor/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY