Revolta e ambasadave, trimëria e rrallë kundër diktaturës barbare të Enver Hoxhës

Revolta e ambasadave, trimëria e rrallë kundër diktaturës barbare të Enver Hoxhës

89
0
Shares

Në 2 korrikun e vitit 1990-të, mijëra të rinj u dyndën pranë ambasadave dhe u ngritën kundër diktaturës të Enver Hoxhës.Kjo ishte vepra për ti treguar shqiptarëve sesa të shtypur ishin dhe për të sjellë më vonë pluralizmin politik në Shqipëri.

Me anë të një postimi në Facebook, ish-kryeministri Berisha shkruan se sot shqiptarët duhet tu jenë mirënjohës atyre të rinjve, të cilët me guximin dhe trimërinë e tyre na treguan rrugën e lirisë dhe demokracisë.

Postimi i plotë

Sot 28 vjetori i revoltes se ambasadave!

Miq, si sot 28 vjet me pare, rinia e Tiranes kryesisht ajo punetore u ngrit me nje trimeri te rralle e te papare kunder diktatures staliniste me barbare te Enver Hoxhes, Hitlerit shqiptar te pasluftes se dyte boterore ne Europë, dhe me nje guxim te jashtezakonshem shemben Murin e Berlinit ne Tirane. Mijera e mijera djem dhe vajza kryesisht punetor ose te papune por edhe intelektuale guximtare, vershuan ne oborret dhe ndertesat e ambasadave te huaja kryesisht asaj gjermane ne Tirane, dhe ne nje perballje epike mposhten rregjimin mizor te Ramiz Alise, diktature qe ekzekutoi me qindra te rinj dhe te reja ne kufijte e vendit ne vitin 1990 dhe zvarriste ne rruget dhe sheshet e qyteteve te vendit trupat e tyre te bere shosh nga plumbat per te mbjelle tmerr dhe terror tek qytetaret shqiptar.

Kurajo dhe heroizmi i heronjve te revoltes se ambasadave, per shkak te frikes qe mbreteronte ne shoqerine tone, nuk gjeti mbeshtetjen masive te gjere e publike te qytetareve dhe intelektualeve te Tiranes.

Por megjithe kete, kjo revolte ishte mesazhi me i fuqishem i shqiptareve te shtypur per boten e lire dhe burimi me i madh i frymezimit i studenteve liberatore, qe me revolucionin e tyre te dhjetorit 1990 do te themelonin pluralizmin politik dhe Parine Demokratike e do te çelnin dyert e mbyllura te lirise per shqiptaret.

Ndaj ju ftoj te dashur miq te shprehim se bashku mirenjohjen tone me te thelle dhe nderimin me te madh per djemte, vajzat, burrat, grate e revoltes se ambasadave, qe me trimerine u treguan shqiptareve rrugen e lirise! sb

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY