Krijimi i operatorit të kujdesit shëndetësor/Projekt vendimi çon drejt centralizimit të sistemit...

Krijimi i operatorit të kujdesit shëndetësor/Projekt vendimi çon drejt centralizimit të sistemit shëndetësor

452
0
Shares

Goditje fatale per Sistemin Shendetesor me reperkusione te thella organizative, funksionale, financiare edhe korruptive. Këshilli i Ministrave do të kalojë një Projekt Vendim për krijimin e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor.

Ky është në vazhdim të një Plan Veprimi të Ministrisë së Shëndetsisë e Mbrojtjes Sociale, të përgatitur në fshehtësi nga një “NGO” e që duhet implementuar deri qershor 2019.

Cdo gjë po bëhet jashtë cdo transparence, konsulte me specialistët, qoftë dhe me institucionet ndërkombetare të sektorit. Krijimi i ketij operatori, që do të administrojë mbi 300 M $ mbyll çdo mundësi për decentralizimin e sistemit tonë shëndetësor.

Nuk mund të këtë kështu asnjë hap përpara drejt ”spitalit ndërmarje”, të cilët futen nën një centralizëm ekstrem. Kujdesi parësor centralizohet më tej e i mbyllet çdo hapësire për të ecur drejt “profesionistit të lire”.

Zhduket cdo mundësi për përfshirjen e pushtetit vendor ne zhvillimet rajonale te shendetesise.Roli i Fondit dhe i gjithë sistemit sigurativ ngel vetëm teorik në mbledhjen e 3,4 %, duke e futur ate ne regres të plotë.

Nuk hapet asnjë perspektivë integruese në sistem, të privatit. Në fakt edhe roli i vetë Ministrisë së Shëndetesise zbehet shume, duke u krijuar mbivendosje e konfuzion kompetencash.

Çdo gjë do te vendoset, fondet do të përdoren, PPP do të lulëzojne nën vendimet e një të deleguari te Rilindjes. Ne fakt ky plan veprimi dhe ky projekt VKM bijen ndesh dhe me vete strategjine afat gjate te kesaj Ministrie.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY