Reagimi i ashpër i moderatorit të njohur për prishjen e Teatrit

Reagimi i ashpër i moderatorit të njohur për prishjen e Teatrit

85
0
Shares

Reagimet rreth prishjes të Teatrit Kombëtar vijojnë ende, duke patur opinione nga më të ndryshmet.

Më i fundit vjen nga prezantuesi i njohur Adi Krasta, i cili përmes një statusi të gjatë në rrjete sociale ka shkruar se është kundër shembjes së godinës së Teatrit duke renditur disa gjëra fyese në këtë situatë.

STATUSI I KRASTES:

Ne rrethanat kur duket se qeveria dhe vizionari i vetem i saj dhe i Tiranes, bashke me te zellshmit e DEAL – ve, e kane marre vendimin per prishjen e ndertesave se Teatrit Kombetar ( Trashegimi Kulturore), ajo cfare te fyen me shume eshtë:

1.    Mungesa e sinqeritetit e veshur me harbuteri pushteti e ketij grupimi per te realizuar ate per te cilen tjeterkund e kohe me pare e kane firmosur, ne emer te haraçeve , babezise, delirit apo hakmarrjes e qe pa asnje dyshim nuk lidhet me pervuajtjen e mungeses se nje teatri. Teatri mund te ndertohet i bukur e modern kudo tjeter ku nuk demtohet trashegimia, kujtesa e sensibiliteti, qoftë edhe i nje pakice . Shumica qe vendos me vote politike eshte vetshpallur sot si asnjehere edhe si njohese e arkitektures edhe si njohese e urbanistikes edhe si njohese e aktrimit ( sidomos aktrimit ) dhe me arrogancen e padijes vulos dhe cfare eshte vlere e cfare jo per kete vend.

2.    Paligjshmeria apo shembja e paturpshme e cdo ligji qe lejon nje tjeter SHEMBJE. Ate te Trashegimise. Nuk eshte hera e pare. Kete fat pati Stadiumi Qemal Stafa e kete fat (nese cmenden krejt) do kete shume shpejt Muzeu Kombetar e Galeria Kombetare.

3.    Propaganda e neveritshme qe po mpin reagimin edhe kur te mbyt me makinerine e “ fake neës ” rilindas-gjoja-leftist edhe kur te shan nga nena e nga “robtë “

Nje qeveri qe ngriti bunkere betoni si muze ne mes te Tiranes, mund te shnderroje ne muze nje teater kombetar – trashegimi kulturore , ne emer te frymeve qe e mbajten gjalle. Nje qeverie te (pa)pergjegjshme dikush mund t’i kujtoje se Londra eshte e mbushur me ndertesa teatrosh te vjeter qe ndoshta nuk hyne as ne listen e trashegimise se ligjeruar e qe ju bien catite ne mes te shfaqjve e perseri nuk shemben ne emer te rrembimit te territorit. Teatrot e rinj jane ndertuar modeste me perkushtim te sinqerte politikash kulturore e me donacione dashamiresish. Jo poshte kullave e jo brenda tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY