Ndërron jetë gruaja që u perplas nga makina në qendër të Tiranës

Ndërron jetë gruaja që u perplas nga makina në qendër të Tiranës

66
0
Shares

Ndërron jetë pas 4 ditësh në spital 53-vjeçarja Kade Kupa, e cila u përplas nga një makinë në Tiranë në pasditen e 23 qershorit.

53-vjeçarja  ishte duke ecur në rrugë në çastin kur është aksidentuar nga një “Audi A3” me targë AA644FP, me drejtues  34-vjeçarin Kalem Nelin, I cili pas aksidentit është vënë në prangat e policisë.

Menjëherë pas përplasjes ajo është transportuar në spital por pa mundur të mbijetojë. Policia e Tiranës njoftoi zyrtarisht sot se 53-vjeçarja humbi jetën në spital më 27 qershor, rreth orës 16:00.

NJOFTIMI I POLICISE:

“Materialet në ngarkim të 34-vjeçarit u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale ‘Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor’, parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal”

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY