Arrestohet në flagrancë tregtari shqiptar në Itali, ktheu shtëpinë në dyqan kokaine

Arrestohet në flagrancë tregtari shqiptar në Itali, ktheu shtëpinë në dyqan kokaine

68
0
Shares

Një i ri shqiptar u arrestua nga policia italiane mëngjesin e sotëm, nën akuzën e shitjes së kokainës.

Në pranga përfundoi 24 vjeçari me iniciale K.P. I riu shiste nga shtëpia e tij doza kokaine me vlerën e 80 eurove për gram.

Megjithëse ishte arrestuar në flagrancë majin e kaluar, ai e ka vijuar aktivitetin e paligjshëm, duke e kthyer shtëpinë e tij brenda një periudhe të shkurtër kohore në një bazë të vërtetë të shitjes së kokainës.

Shqiptari furnizohej vetë me lëndën narkotike dhe më pas në shtëpi e ndante me doza dhe ua shiste klientëve. Policia ka arritur të identifikojë më shumë se një duzinë klientësh të të riut, të cilët vinin vet dhe blinin produktin në shtëpinë e tij në Teramo.
Pas kërkesës së prokurorit, gjykatësi i Teramos nënshkroi fletarrestimin kundër 24 vjeçarit. Sipas hetuesve, tregu i vënë në shtëpi ishte veçanërisht fitimprurës dhe realizohej brenda një kohe shumë të shkurtër, duke përdorur metoda të shitjes me pakicë.

Në përfundim të formaliteteve të ceremonisë, 24 vjeçari u mbyll në burgun e Castrogno-s./ora/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY