VIDEO/ Durrës, thyenë qepenin për të grabitur postën

VIDEO/ Durrës, thyenë qepenin për të grabitur postën

64
0
Shares

Dje u grabit një  zyrë postare në Durrës, ngjarje që ndodhi gjatë natës në lagjen 18 pranë zonës së njohur si “te Dyli”. Policia njofton se dy  autorët, tashmë janë  të arrestuar. Ata kanë shkatërruar qepenin dhe më pas kanë dëmtuar derën kryesore për të hyrë brenda në postë.

Pas kësaj ata janë futur brenda dhe kanë nisur të kontrollojë për para. Kastriot Koçobelli, specialist i Sigurisë dhe Cilësisë në Posta Shqiptare tha për Haxhiajn se brenda kasafortave nuk ka pasur lekë, pasi çdo ditë paratë dërgoheshin në bankë.

Pasi kishin shkëputur linjën e internetit, autorët kanë harruar kamerat e sigurisë, të cilat punonin.

Grabitësit kanë marrë 3 kasafortat, pasi nuk kanë mundur t’i hapin ato, por tentativa e tyre rezultoi e dështuar pasi pak më vonë u kapën nga policia. Ndërkohë, autorët kanë kontrolluar edhe në zyrat e tjera për lekë, por nuk kanë mundur të gjejnë asgjë, ndërsa kanë bërë rrëmuje.

Informacioni paraprak i policisë

Më datë 28.06.2018, rreth orës 04:15, në lagjen Nr.18 është vjedhur me thyerje Njësia e Postës.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët po punojnë për zbardhjen  e ngjarjes.

Nga ana e uniformave blu janë shoqëruar dy shtetas si autorë të dyshuar.

Për shkak të veprimeve hetimore nuk mund të japin detaje për momentin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY