VIDEO/ Zjarri masiv në Manchester, afër pronave të njerëzve

VIDEO/ Zjarri masiv në Manchester, afër pronave të njerëzve

93
0
Shares

Zjarrfikësit kanë evakuar tridhjetë e katër shtëpi, pasi ferri vetë ra mbi Mançester dhe arriti deri në afërsi të pronës së njerëzve në Carrbrook.

Zjarri në Saddleworth Moor, është shpallur një incident i madh dhe ushtria është në gatishmëri për të ndërhyrë. Zjarri nisin mbrëmjen e të dielës, u intensifikua të hënën gjatë motit të nxehtë dhe u përhap të martën, i ushqyer nga erërat e forta.

34 shtëpi janë evakuar po nuk ka raporte për të lënduar. Shërbimet e zjarrfikësve dhe shpëtimit konfirmojnë se zjarri po përhapet më tej, me tymin dhe flakët që shihen nga kilometra larg.

Dielli u kthye në të kuqe dhe hiri u derdh nga qielli ndërsa zjarri sulmoi Oldhamin dhe Tameside në natën e tretë të zjarrit masiv.Asthmatikët u këshilluan që të qëndronin në shtëpitë e tyre dhe njerëzit u paralajmëruan të mbanin kafshët në ambiente të mbyllura.

Një zëdhënës i Shërbimit të Zjarrfikësve Manchester tha se zjarri u  përhap mbrëmë kur era u ngrit në kushte të thata dhe jashtëzakonisht të nxehta.

Në Carrbrook, Stalybridge, zjarrfikësit dhe policia janë në rrugë, ndërsa flaka tani besohet të jetë vetëm 200 metra larg nga pronat e njerëzve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY