Artistët përgënjeshtrojnë Veliajn: Ishte takim, jo arritje e marrëveshjes

Artistët përgënjeshtrojnë Veliajn: Ishte takim, jo arritje e marrëveshjes

74
1
Shares

Ditën e sotme kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj nxorri me shpejtësi lajmin se kishte arritur një marrëveshje me artistët për Teatrin Kombëtar. Por pas takimit, dhe pas fjalëve te aktorit Derhemi, flasin dhe aktorët e tjerë prezentë në takim.

Alfred Trebicka dhe Altin Basha flasin në ‘’Fax News” pas takimit me Veliaj, duke u shprehur se diskutimet kanë avancuar, po ende nuk ka një marrëveshje, ndryshe nga sa shprehet kryebashkiaku.

Trebicka: Kemi pasur një takim si gjithë takimet e tjera, diskutuam për negocimin mes palëve. Do vazhdojmë me diskutimet. Disktuam për hapjen e konkursit ndërkombëtar për Teatrin. Ishte një diskutim, nuk e di ku e shikoni marrëveshjen.

Altin Basha: Kemi kërkuar që territori Teatri Kombëtar të mos preket. Në teatër nuk do ketë zhvillime dhe ndërtime. Kemi shtuar në komisionin që do negociojë, dy përfaqësues të komunitetit. Hapa përpara drejt përfundimit të një marrëveshje. Nuk do të ketë kulla në territorin e teatrit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

1 COMMENT

  1. Protesta nuk nisi per te negociuar per masen, formen, ose teater me kulle apo pa kulle. Protesta nisi per mos shembjen e teatrit, per projektligjin anikushtetues te grabitjes se prones publike. Nuk eshte se duhet te bien dakord aktoret, te cilet rastesisht punojne aty, por duhet pyeten qytetaret, si grup interesi, qe po i vidhet prona, per t’ja dhene privatit dhe nepermjet tyre, vetes (njelloj sikur te ishin pronare te truallit). Duhet referendum, perndryshe, nese ja hedhin kesaj rradhe, ata do te zene cdo hapsire publike. Cdo lloj negocimi me Veliajn, qe dihet se eshte mashtruesi n.1 ne kete toke, eshte ne dem te aktoreve dhe te qytetit. Teatrin t’a qajne! Ketu do jemi e do shohim

LEAVE A REPLY