Shtyhet data e dhënies së pretencës për Shullazin dhe grupin e tij

Shtyhet data e dhënies së pretencës për Shullazin dhe grupin e tij

102
0
Shares

Sot duhej të jepej pretenca për Emiljano Shullazin dhe grupin e tij. Data 10 korrik është data e dhënies së pretencës  për Emiljano Shullazin dhe katër anëtarët e tjerë të bandës së tij. Gjyqi u shty me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda pasi nuk është ende gati  për të paraqitur konkluzionet përfundimtare.

Të pandehur janë Emijano Shullazi, Blerim Shullazi dhe Gilmano Dani, Endri Qyqja dhe Endri Zela. Ata akuzohen për kanosje për shkak të detyrës kryer në bashkëpunim si dhe  për grup të strukturuar kriminal.  Ata kërcënuan rektorin Mynyr Koni si dhe biznesmenin Ylvi Beqja, me qëllim që t’i merrnin hotel Vollgën.

Ne seancën e shkuar, avokatët kërkuan pyetjen e tre dëshmitarëve të tjerë, kryesisht punonjës të një banke të nivelit të dyte, por kjo kerkesë nuk u pranua nga gjykata e cila administroi provat shkresore dhe i dha fund shqyrtimit.

Grupi i Shullazit akuzohet për disa vepra të rënda penale, të kryera në periudhën 2014-2016, për të cilat rrezikojnë denime deri në 15 vite burg.

Veprat penale

-“Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”, në dëm të shtetasve Ylvi Beqja, Jani Zaka dhe Adriatik Kërçuku

-Kanosje për shkak të detyrës, në dëm të shtetasve Mynyr Kone dhe Dhori Kule

-“Shkatërrim prone me eksploziv”, në dëm të pronës së shtetasve Jani Zaka dhe Adriatik Kërçuku

-“Grup i strukturuar kriminal”

-“Veprime në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY