Mbante peng djalin 17 vjeçar, gjykata jep dënimin për të sëmurin mendor

Mbante peng djalin 17 vjeçar, gjykata jep dënimin për të sëmurin mendor

97
0
Shares

Sot Gjykata e Rrethit Berat ka vendosur masën e dënimit për  42 vjeçarin që mbante peng djalin e tij.

Admir Duro mbajti peng për disa orë me radhë djalin e tij 17 vjeçar nga frika se mos ai e braktiste.  Ngjarja kishtë ndodhur që prej tre ditëve më parë në lagjen “30 Vjetori”.

Më pas, ai hipi në soletën e pallatit ku për më shumë se tre orë kundërshtoi me forcë punonjësit e policisë, hodhi tjegulla në drejtim të tyre, duke lënduar dy uniforma blu. Pas arrestimit ai qëndroi në spitalin e Beratit dhe u përball sot me gjykatën, në seancën e parë në ngarkim të tij.

Ndërkohë që sot Gjykata e Rrethit Berat ka vendosur masën e dënimit pasi e arrestoi 42 vjeçarin.

Gjykata e Rrethit të Beratit, vendosi sot të quajë të ligjshëm arrestimin e Admir Duro dhe vendosi ndaj tij masën e “arrestit me burg”.

Ndërkohë pala mbrojtëse e cilësoi arrestimin e tij si të paligjshëm dhe caktimin e një mase më të lehtë sigurie për shkak të gjendjes së tij të rëndë se shëndetit mendor, gjë e cila nuk është marrë parasysh nga kryetari i trupit gjykues, Durim Hasa.

Dhe në sallën e gjyqit Duro ka shfaqur probleme me shëndetin mendor, por për shkak të mos kryerjes së vizitave mjekësore nuk ka pasur prova për t’u paraqitur në gjykatë që dëshmojnë problemet e tij mendore.

42-vjeçari akuzohet tashmë për: veprat penale, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Dhuna në familje”, “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY