Harxhi:Franca e Holanda kundër hapjes se negociatave për çështje parimore, vendi nuk...

Harxhi:Franca e Holanda kundër hapjes se negociatave për çështje parimore, vendi nuk ka përmbushur kriteret

41
0
Shares

Pak ditë para mbledhjes së Samitit të vendeve të BE, janë rritur debatet rreth mundësisë që vendet europiane të votojnë pro hapjes së bisedimeve për Shqipërinë. Në rubrikën “Opinion” në “News24”, ish-zëvendësministrja e Jashtme, Edit Harxhi thotë se Franca dhe Holanda janë kundër për çështje parimore që kanë të bëjnë direkt me Shqipërinë. Sipas saj, Franca është kundër hapjes së bisedimeve me Shqipërinë pasi vendi ynë nuk ka përmbushur kriteret.

“Nëse Shqipëria sot do të kishte përmbushur ato 5 kriteret kryesore që i ishin vendosur, atëherë nuk do të kishte sot diskutime të kësaj natyre”, theksoi Harxhi.

Ish-zëvendësministrja e Jashtme thotë se vendimi do të merret në Samitin e 28 qershorit.

“Samiti i krerëve të shteteve është ai që vendos nëse do të pranohet raporti i Komisionit Europian i cili propozon hapjen e negociatave apo jo. Me kushte apo pa kushte. Kam dijeni se ministri i Jashtëm francez ka bërë një bllokadë sot për hapjen e negociatave për Maqedoninë e Shqipërinë”, shtoi Harxhi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY