Festimi i Xhakës dhe Shaqirit me shqiponjë, reagon kreu i FSHF Armando...

Festimi i Xhakës dhe Shaqirit me shqiponjë, reagon kreu i FSHF Armando Duka

161
0
Shares

Vetëm pak orë pasi Serbia dërgoj një kërkesë në FIFA, ku kërkonte të dënoheshin dy futbollistët e Zvicrës, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, ka ardhur dhe reagimi i Presidentit të Federatës Shqiptarë të Futbollit, Armand Duka. Në reagimin e tij, Duka thekson se në botërorë ka mënyra shumë të veçanta të festimeve të lojtarëve, dhe Xhaka e Shaqiri gjetën mënyrën e tyre për të festuar.

Reagimi i presidentit te FSHF-se

Futbolli është një lojë që ka emocione të forta dhe të bukura. Në çdo ndeshje të Botërorit shikon mënyra të ndryshme të festimit të golave. Edhe Xhaka e Shaqiri festuan në mënyrën e tyre golat e shënuar. Simboli i Shqiponjës nuk është aspak një simbol i ndaluar në asnjë vend të Botës. Nuk është simbol lufte, urrejtjeje dhe diskriminimi. Kërkesa për investigim në FIFA për mënyrën e festimit të Xhakës dhe Shaqirit është, sa qesharake aq edhe primitive.

Simboli i Shqiponjës në Flamurin tonë kombëtar nuk ka pse të shqetësojë askënd!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY