Kampi i refugjatëve, Kokëdhima thirrje opozitës:Pse nuk e ngrini popullin në këmbë?!

Kampi i refugjatëve, Kokëdhima thirrje opozitës:Pse nuk e ngrini popullin në këmbë?!

55
0
Shares

Drejtuesi i Partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima i ftuar në studion e Ora News, e konsideroi si katastrofike për Shqipërinë nëse do të ngrihen kampet e refugjatëve. Sipas tij, opozita duhet të çojë popullin në këmbë.

Kokëdhima: Ç’thoshte sot Presidenti i KE-së? Thoshte ta mbështesim financiarisht ngritjen e kampeve jashtë BE-së, por brenda Evropës. Ndërsa Presidenti i Parlamentit Evropian thoshte se Evropa shpërbëhet nëse nuk i ngremë kampet në Shqipëri apo Libi dhe Tunizi. Shqipëria nuk ka asnjë aftësi. Do kthehet këtu si ishulli i Leros, Lampeduzës, si Kalea. Do të kthehet këtu në një shkretëtirë, një vend i pisët. Unë kam fakte që nga kjo fushatë që është zhvilluar gjatë këtij muaji ku Shqipëria përfshihet si vend i refugjatëve, shumë turistë kanë anuluar pushimet. Pse nuk flitet për Malin e Zi? Kjo është diçka katastrofike dhe Shqipëria do të kthehet në një vend trafiku. Mos mendoni se këta njerëz do të kalojnë këtu.

Ne nuk jemi as të pasur dhe as të sigurt. Jemi të korruptuar. Të sjellësh këtu kombësi të tjera dhe Evropa të na thotë se do na japë batanije dhe kapanone, është një burg i madh për të gjithë këta refugjatë.

E çojnë vendin drejt falimentit. Pse nuk flet opozita? Ku është Saliu? Ku është Basha? Ku është LSI-ja? Pse nuk e ngrenë popullin në këmbë për këtë situatë. Apo edhe në këtë çështje janë ndoshta bashkë, siç janë bashkë në shumë mëkate që i kanë bërë Shqipërisë. Janë vetëofruar. Kryeministri, ministri i Brendshëm dhe ministri i Jashtëm janë haptas të implikuar në këtë plan bashkë me kancelarin e Austrisë. Populli shqiptar nuk do ta pranojë këtë plan./o-news

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY