Ish-ministri reagon për Trenovën: Ata që e kaluan vettingun ishin disafish më...

Ish-ministri reagon për Trenovën: Ata që e kaluan vettingun ishin disafish më të pasur!

91
0
Shares

Duket se mendimit te gazetareve të kronikës  për shkarkimin e prokurorit Gentian Trenova  i është bashkuar sot edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjai.

Trenova u shkarkuar dy ditë më parë nga pozicioni që mbante pasi KPK gjeti shkelje në pasurinë e tij.  Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani është shprehur kundër këtij vendimi dhe deklaron se shkarkimi i tij është bërë se nuk i pëlqen Rilindjes.

“Ka vetëm një “të metë”. Nuk i pëlqen fare Rilindasve që qeverisin sot! Hetimi ndaj skandalit të Serverit të Tatimeve, ky Genti ishte në krye të hetimeve, e dënoi Atë!”, shkruan Manjani në ‘Facebook”.

“Përrallat me pasuri janë pislleqe dhe palaçollëqe! Ata që e kaluan vettingun ishin disafish më të pasur se Gentian Trenova!” – thotë Manjani ndërsa e quan këtë një hakmarrje politike.

Reagimi i Manjanit në FB:

Palaço-vettingu, si hakmarrje politike!

Gentian Trenova është prokuror korrekt, i aftë dhe i përkushtuar në detyrë.

Ka hetuar dhe mbrojtur sukseshëm në gjykatë çështje nga më të thjeshtat e deri të çështje të krimit të organizuar. Gentiani shërbeu tek Krimet e Rënda dhe së fundi në Prokurorinë e Apelit!

Nuk kam dëgjuar asnjë ankesë e as fjalë negative (që midis nesh ka shumë) për këtë prokuror.

Ka vetëm një “të metë”. Nuk i pëlqen fare Rilindasve që qeverisin sot! Hetimi ndaj skandalit të Serverit të Tatimeve, ky Genti ishte në krye të hetimeve, e dënoi Atë!

Kaq është e vërteta e hidhur!

Përrallat me pasuri janë pislleqe dhe palaçollëqe! Ata që e kaluan vettingun ishin disafish më të pasur se Gentian Trenova!

Ky është palaçollëk jo vetting! Është hakmarrje e pastër politike!

Kjo është prova flagrante që dëshmon fort se kush e si e bën vettingun në këtë vend!

Le të jesh korrekt me detyrën, por nuk qe me Rilindjen je i mbaruar!

Turp e faqja e zezë!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY