Vidhnin kasafortat e bizneseve prej kohësh/ Ndalet grupi kriminal

Vidhnin kasafortat e bizneseve prej kohësh/ Ndalet grupi kriminal

85
0
Shares

Hajdutët e kasafortave të bizneseve janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës. Ata ishin një grup prej 5 vetash, të cilët në periudha të ndryshme kohore dhe nën kërcënimin  e armëve, u drejtoheshin bizneseve duke marrë shuma parash të vlerave të ndryshme. Por, ky grup është ndaluar nga finalizimi me sukses i  operacionit ”Forca e Ligjit”.

Policia e Tiranës informon se këta shtetas kishin disa kohë që ishin vënë në ndjekje dhe hetim. Gjithashtu raportohet se  këta shtetas zgjidhnin të lëviznin në orët e vona të natës të armatosur, duke përdorur automjet të vjedhura dhe të marra me qera duke u ndihmuar dhe nga persona të tjerë.

Janë arrestuar Saimir Kuçi,Valmend Pelivani,Donald Ahmetaj, Elton Lika dhe Engrid Hënaj, të gjithë banues në Tiranë.

Përveçse arrestimit të tyre, janë sekuestruar dhe automjete, armë zjarri, lëndë narkotike, veshje, portofolë me stemë policie e pajisje të tjera që i ndihmonin ata në  realizimin e vjedhjeve ndaj bizneseve.

Materialet do t’i kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, ndërkohë do të  vazhdohet të punohet për kapjen dhe shkatërrimin e të gjitha grupeve kriminale të këtoj lloji dhe për sekuestrimin e aseteve të tyre financiare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY