Toyota me sallon të madh makinash në Shqipëri, Ponari sjell teknologjinë japoneze

Toyota me sallon të madh makinash në Shqipëri, Ponari sjell teknologjinë japoneze

353
0
Shares

Gjigandi i makinave japoneze toyota do të ketë tashmë edhe zyrta e saj në Shqipëri. Një ceremoni e madhe inagurimi i zhvilluar në liëdhje me hapjen e sallonit të madh të makinave të Toyotave në Tiranë.

Në ceremoninë e inaugurimit mes pjesëmarrësve të shumtë ishin të pranishëm edhe ministri i mjedisit Blendi Klosi, ambasadori i Japonisë në Shqipëri Makoto Ito dhe personalitete të lartë të politikës dhe biznesit.

Avni Ponari, president i ALTO sh.p.k e cila është tani e tutje përfaqësuesi zyrtar i Toyotas në vend, shprehet se filozofia e tyre është shërbimi ndaj klientit:

“Filozofia jonë është shërbimi ndaj klientit, që nga prezantimi i automjeteve në sallon, dhënies së informacionit të plotë për çdo model, asistenca pas shitjes dhe kryerja në kohën më optimal të këtyre shërbimeve. Përgjatë eksperiencës sime dhjetra vjeçare në menaxhimin e bizneseve të suksesshme, kam kuptuar se bashkëpunimet më të suksesshme janë ato ku ka shumë punë, përkushtim, korrektesë dhe besim dhe jam i kënaqur që bashkëpunimi me Toyota i ka të tilla cilësi që prej fillimit”.

Drejtori i Toyota Balkans, Vayios Dotsikas shprehu bindjen e tij se hapja e kësaj faqeje është një pikë kyçe në rrugën e suksesit të Toyota’s në Shqipëri:

“Jemi të sigurt se Toyota Balkans, importuesi zyrtar dhe distributor për rajonin, do të vazhdojë të mbështesë vazhdimisht zhvillimin e markës Toyota në vend. Jam i sigurt se hapja e kësaj faqeje është një pikë kyçe në rrugën e suksesit të Toyota në Shqipëri. Bashkëpunimi i dy shteteve në fushën e biznesit sjell frymë pozitive, janë këto fjalët e thëna në përshëndetjen e ambasadorit të Japonisë në Shqipëri.

Unë jam shumë i lumtur të di që ky brand japonez po mirëpritet në Shqipëri. Pas ditës së sotme shpresoj se do të shoh akoma më shumë makina Toyota këtu. Ne të gjithë e dimë se ky investim i prezantuar këtu sot është tepër kyç në zhvillimin e ekonomisë dhe vendit me anë të kontributit që jep në krijimin e vendeve të punës dhe futjen e teknollogjive bashkohore që TOYOTA mbart në cilësitë e saj.

Ambasadori i Japonisë në Shqipëri, Makoto Ito theksoi:
Unë jam shumë i lumtut të di që ky brand japonez po mirëpritet në Shqipëri. Pas ditës së sotme shpresoj se do të shoh akoma më shumë makina Toyota këtu. Ne të gjithë e dimë se ky investim i prezantuar këtu sot është tepër kyç në zhvillimin e ekonomisë dhe vendit me anë të kontributit që jep e hapjes së vendeve të reja të punës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY