Anketa: 87% e shqiptarëve janë pronarë

Anketa: 87% e shqiptarëve janë pronarë

66
0
Shares

Shqiptarët jetojnë në apartamente me 2 dhoma.  Kështu i janë përgjigjur shqiptarët anketës së cilësisë së Jetës  e Komisionit Evropian. Në zhvillimin e pyetjeve në lidhje me strehimin, pyetjes për numrin e dhomave të banesës, në Shqipëri  të pyeturit i dhanë përgjigjen 2, më e ulëta nga të gjithë vendet e marra në shqyrtim.

Vende të tjera që pasonin me numër të ulët të dhomave në banesa ishin Mali i Zi, me mesatarisht 3 dhoma, dhe Letonia me po aq. Ndërsa vendet me numrin më të lartë janë Belgjika, Irlanda dhe Luksemburgu, me mesatarisht mbi 5 dhoma. Mesatarja e Bashkimit Europian për sa i përket numrit të dhomave të banesës ishte 4.

Gjithashtu sipas së njëjtës anketë, pjesa më e madhe e shqiptarëve janë pronarë të shtëpisë së tyre. Rreth 87% e të anketuarve thanë se ishin pronarë të shtëpisë ku jetonin, 8% e të pyeturve deklaruan që banonin me qira, 3% kishin një kredi për të shlyer.

Në Anketën e Cilësisë së Jetës 2016 janë mbledhur të dhëna të krahasueshme dhe të besueshme në të gjithë Europën, dhe për herë të parë janë përfshirë vendet kandidate si Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia. Anketa në këto vende është zhvilluar në periudhën nëntor 2016 – mars 2017, me një kampion të zgjedhur rastësisht prej 1,000. Në të gjithë Europën janë zhvilluar në total 36,900 intervista.

Nga ana tjetër, ndërtuesit shqiptarë tregojnë se dhe aktualisht në Shqipëri tendenca në e apartamenteve janë sipërfaqet e vogla, 1+1. Sipas tyre, individët nuk janë më të interesuar në sipërfaqet e mëdha, për ta është e vështirë menaxhimi i sipërfaqeve të mëdha, pasi kërkojnë më shumë investime për ngrohje apo mirëmbajtje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY