Malazesi i arrestuar ne Shqiiperi, si vrau milioneren bukuroshe nga Ukraina

Malazesi i arrestuar ne Shqiiperi, si vrau milioneren bukuroshe nga Ukraina

223
0
Shares

I riu malazez që u arrestua sot në Tiranë, është Arsenije Stanović, 22 vjeç, ndërsa akuzohet për vrasjen e të dashurës së tij Anastasije Lašmanove. Ngjarja e rëndë ndodhi në 11 maj të këtij viti. Sipas portalit malazez ‘Pinkm.me’ , cituar nga balkanweb, thuhet se policia kishte mbledhur shumë prova materiale që tregonin se pas krimit dyshohet se fshihej i riu, pasi thuhet se janë gjetur gjurmë që pasi iu bënë analizat rezultuan se përkojnë me ADN e 22-vjecarit.

Malazezi ishte djali i një komandanti të policisë kufitare në aeroportin e Tivarit. Ai ishte në një lidhje me vajzën ukrainase, 8 vite më të madhe dhe dyshohet se ka qëlluar me thikë dhe i ka shtypur kokën. Kamerat e sigurisë së ndërtesës ku banonte 22-vjeçari si dhe lista e thirrjeve telefonike nga celulari i vajzës kanë bërë të mundur identifikimin e tij. Një mik i vajzës kishte telefonuar policinë duke denoncuar zhdukjen e saj. Ai kishte thënë se nuk arrinte të komunikonte me Anastasije Lašmanoven. Kishte shkuar dhe banesë por askush nuk e hapte derën. Zjarrfikësit thyen derën e apartamentit dhe gjetën skenën e tmerrshme.

Hetuesit e çështjes kanë dyshime se ngjarja në fjalë është krim pasioni. Policia po heton ndër të tjera edhe për disa persona, përfshirë babanë e të dyshuarit, Zoran Stanoviç, i cili u shkarkua dy ditë më parë nga pozicioni i komandantit të degës së policisë kufitare në aeroportin e Tivarit. Kjo pasi ai dyshohet se ka lejuar që i biri të kalonte kufirin drejt Shqipërisë. Viktima, 30-vjeçarja Anastasije Lašmanove shkoi në Mal të Zi pak vite më parë dhe punoi si kameriere. Brenda një kohe të shkurtër u bë shumë e fuqishme dhe pasuritë që zotëronte, sipas vlerësimeve, vlejnë dhjetëra miliona euro. Ajo ishte drejtoreshë e kompanisë “Sea Trade”, pronare e hotel “Mimoza” në Tivar dhe kompleksit “Perla”. Lashmanova është pronare e sallës së bukurisë “Femme fatale” që gjendet në hotelin “Tre kane” në Budva. Ndonëse nga Ukraina, vajza erdhi në Malin e Zi me pasaportë ruse, ndërsa mediat malazeze vënë në pikëpyetje se si në pak vite e reja arrit të bëhej e pasur. Po ashtu, mediat flasin për një pasuri prej 105 milion eurosh, duke u renditur si një nga personat më të pasur të Ukrainës. Ndërkohë, pas arrestimit në Tiranë, i riu u depërtua për në Malin e Zi, ndërsa u mor në dorëzim nga shërbimet e Policisë malazeze.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY