VIDEO/Messi bën gabimin ‘fatal’, humb penalltinë dhe lagohet vetëm me një pikë...

VIDEO/Messi bën gabimin ‘fatal’, humb penalltinë dhe lagohet vetëm me një pikë nga fusha e lojës

58
0
Shares

Argjentina nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në ndeshjen e parë në tokën ruse. Përfaqësuesja “Albiceleste” ndau pikët me Islandën, duke shkaktuar kështu dhe suprizën e parë në këtë turne.

Takimi nisi mjaft mirë për të besuarit e Jorge Sampaoli. Kur po kronometrohej minuta e 20-t e takimit, bomberi i cili aktivizohet tek Manchester City, Sergio Aguero zhbllokoi shifrat. El Kun u rrotullua mjaft mirë në brendësi të mbrojtjes kundërshtare dhe në kufijtë e zonës lëshoi një silurë që u ndal vetëm nga rrjeta.

Reagimi i ishullorëve nuk vonoi me Finnbogason që përfitoi nga një rrëmujë në zonën e Argjentinës, dhe me të djathtën e kishte të lehtë ta shtynte sferën drejt rrjetës. Në minutat e mbetura, Lionel Messi tentoj të bëj gjithçka i vetëm, por ishte i pafuqishëm. Në minutën e 64-t, “pleshti” kishte shansin më të mirë për të shënuar, por goditja e tij nga penalltia u kuptua nga Halldorsson që bëri heroin dhe i dhuruoi një pikë mjaft të vyer skuadrës.

Me këtë pikë, Argjentina e Islanda ndajnë vendin e parë dhe të dytë në kuotën e 1 pikë, ndërkohë që plotëson kuadrin e ndeshjeve të para të Grupit D ndeshja mes Kroacisë dhe Nigerisë.

Takimet e dyta të grupit do të jenë ato mes Argjentinës dhe Kroacisë dhe Islandë-Nigeri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY