VIDEO/ Vritet politikani teksa bënte selfie

VIDEO/ Vritet politikani teksa bënte selfie

176
0
Shares

Një eksponent i rëndësishëm në politikën meksikane është ekzekutuar ndërsa bënte selfie me mbështetësit e tij.

Kjo ka ndodhur në Piedra Negras, ku Fernando Puron, një politikan meksikan dhe ish-kryebashkiak i qytezës, kishte mbajtur një miting e menjëherë pas tij u sulmua dhe u vra, pikërisht në momentin kur po bënte një selfie me mbështetësit e tij.

Një burrë i afrohet, sikur donte ti kërkonte diçka, dhe e vret me gjakftohtësi, me një plumb në kokë. Puron, ishte i njohur në Meksikë për angazhimin e tij në luftën kundër krimit të organizuar në vend, veçanërisht kundër kartelit Zeta, që kontrollon trafikun e drogës.

Fernando Puron ka qenë kryebashkiak i qytetit Piedra Negras, nga viti 2014 deri në 2017.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY