PLANI/ Në mbrojtje të Teatrit, ja çfarë do të bëjnë artistët që...

PLANI/ Në mbrojtje të Teatrit, ja çfarë do të bëjnë artistët që nga ora 19.00 e ditës së sotme

68
0
Shares

Të gjithë artistët që janë grupuar kundër planit të Edi Ramës, për të uzurpuar tokën e Teatrit Kombëtar dhe qindra qytetarë që i mbështesin kanë vendosur, që duke nisur nga mbrëmja e sotme në orën 19.00, të ngrenë çadra në sheshin përpara godinës, deri në plotësim të kërkesave të tyre.

Vendimi i tyre u bë publik pas dështimin të dëgjesës me artistët të organizuar dje, nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

“Artistëve nuk mashtrohen nga deklaratat e zyrtarëve nën nivelin e kryeministrit. Me këtë rast ne deklarojmë se takimi nuk solli asnjë rezultat konkret dhe se palët kanë pozicione diametralisht të kundërta. Ne do të vazhdojmë luftën tonë kundër aleancave mafioze të pushtetit me biznesin, derisa qeveria të tërhiqet përfundimisht nga ky projekt-ligj dhe t’i hapë rrugën dialogut për rindërtimin e teatrove kombëtare, dyfishimin e buxhetit të kulturës dhe miratimin e ligjeve demokratike për artin në përgjithësi dhe teatrin në veçanti”, thuhet në një deklaratë për shtyp të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Kryebashkiaku Erion Veliaj, ditën e djeshme organizoi një show teatral me artistët për të fituar kohë, por pa u tërhequr nga planet e qeverisë për t’i dhënë me ligj të veçantë pronën publike, kompanisë private Fusha shpk.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY