URGJENTE/ Deputetët e LSI dhe PD kërkojnë dëgjesë me Erion Veliajn

URGJENTE/ Deputetët e LSI dhe PD kërkojnë dëgjesë me Erion Veliajn

63
0
Shares

Deputetët e PD dhe LSI i kanë bërë sot një kërkesë Komisionit të Medias qw të thirrjet për dëgjesë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj për të dhënë llogari për Teatrin Kombëtar. Kërkesa e është firmosur nga 6 deputetë, Albana Vokshi, Romeo Gurakuqi, Endri Hasa, Kejdi Mehmetaj, Shezai Rrokaj, dhe Valentina Dukaj.

Letra e grupeve parlamentare te PD dhe LSI:

Në letër thuhet se në cilësisë e deputetëve të Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, i cili është përgjegjës për cështjet e kulturës dhe në përmbushje të detyrave tona si anëtarë të këtij Komsionit duke patur parasysh edhe debatin e hapur para disa muajsh në lidhje me Teatrin Kombëtar, projektligjin “ Për përcaktimin e procedurës së vecantë për negocimin dhe lidhjen e  kontratës me objekt përcaktimin dhe realizimin e projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”, i publikuar më 08.06.2018 në faqen zyrtyare të Rregjistrit Elektronik për Njoftimet dhe Konsultimet Publike, rëndësinë që ka godina e Teatrit Komëbatr për trashëgiminë kulturore  të popullit tonë, kundërshtimin në mënyrë të vendosur të komunitetit të artistëve, mënyrën aspak transparente me tw cilën qeveria kërkon të tjetërsojë pronën publike nëpërmjet një procedure ekstraligjore në shkelje të hapur që i bëhen Kushtetutës dhe ligjit nr. 139/2018 “ Për vetëqeverisjen vendore” kërkojmë dëgjesë URGJENTE me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj, ditën e mërkurë dt. 20 qershor  2018, ora 10.00.”

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY