Rama ndërsen Hervin Çulin për të “turpëruar” aktorin e madh

Rama ndërsen Hervin Çulin për të “turpëruar” aktorin e madh

89
0
Shares

Ka mjaftuar nje postim i Drejtori të Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli në drejtim të aktorit Mirush Kabashi për të ngjallur një lumë deklaratash kundër tij. Deklaratave e aktorit të mirënjohur Mirush Kabashi dje në emisionin ‘Studio e Hapur’ në ‘News24’ në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli   përmes një statusi në ‘Facebook’ i është kundërpërgjigjur ashpër

Çuli thote se Kabashi për 15 vite ka marrë rrogën në Teatrin Kombëtar dhe si aktor ka luajtur vetëm një herë. Mes të tjerash Çuli ashpërson tonet me Mirush Kabashin, ndërsa e quan atë një mashtrues ordiner.

Por deputeti i PD Luciano Boci  ka reaguar menjeherë duke e konsideruar këtë sulm  të Hervin Çulit kundër Artistit të Merituar dhe Nderit të Kombit, Mirush Kabashi si të një ordineri pas të cilin fshihet Edi Rama. Deputeti nuk i ka kursyer akuzat për Çulin kur thotë se është i korruptuar, servil dhe i paaftë.

POSTIMI I  BOCIT:

“Edi Rama shfaqet si burracak, kur ndërsen Hervin Çulin kundër Artistit të Merituar dhe Nderit të Kombit Mirush Kabashi.

Është e dënueshme dhe e papranueshme gjuha prej ordineri që kumarxhiu publik Çuli, përdor ndaj artistëve më të njohur, të cilët po refuzojnë korrupsionin gjigand te dyshes Rama – Veliaj, për të cilin po bëhet kurban shembja e Teatrit Kombëtar!

Duke vënë në skenë Apologjinë për Edi Ramën, Hervin Çuli, ky drejtor i korruptuar, i paaftë dhe servil ka marrë përsipër të hedhë baltë mbi çdokënd që del kundër Edi Ramës, por harron se siç thotë Viktor Hygo, kur diktatura është fakt, revolucioni është e drejtë e qytetarit.”

 

Aktori  Kabashi tha dje përball Eni Vasilit se artistët kanë vendosur të hynë në grevë urie. Shumë nga artistët e Teatrit i kanë dhënë një ultimatum Qeverisë deri të premten për t’u tërhequr nga projektligji, përndryshe do të ngujohen brenda ambienteve të Teatrit Kombëtar në një grevë dhe protestë pa afat.

 

POSTIMI I CULIT:


“Hahahaha! Zoteria “hani pini dhe rrembeni”, pasi “grabiti” per 15 vjet rrogen ne Teatrin Kombetar, ka filluar te recitoje patologjikisht mediave gjoja se i dhemb shpirti per godinen e Teatrit Kombetar. Ky individ qe morri rrogen 15 vjet dhe u ngjit ne skenen e TK-se vetem me nje shfaqje, eshte objekt per librin e rekordeve Gines. 100 milion leke (te vjetra) ka perfituar me statistike ne 15 vjet zoteria qe fuste karten ne bankomat pa u skuqur fare. Nese ndonje nga miqte me gjen diku ne Europe, Amerike, Australi ose ne Hene apo ne Mars nje “grabites” te tille, ju lutem miq te me beje me dije. Nderkohe individi “hani pini dhe rembeni” eshte edhe nje mashtrues ordiner.

Me akuzon sonte tek emisioni i Eni Vasilit si censor te programit artistik te institucionit. Por kaq genjeshtar ordiner eshte saqe shembullin e shpik aty per aty, duke ju marre fjala si memec, dhe ja ve ne goje regjisorit Altin Basha. Tmerr!!! Genjen me zerin e tjetrit! Genjeshtari ordiner thote se une i kam kerkuar regjisorit Basha tekstin e vepres “Gomari i Babatasit” per ta kontrolluar perpara se te jepja lejen per tu shfaqur ne skenen e TK-se.
Altin Basha dhe Rita Gjeka, amani, nese ju kam kerkuar tekstin ma thoni se une i shkreti se mbaj mend, po ma thoni aman, se mendja e shkrete ne keto kohe te turbullta nuk i dihet ne c’drejtim te paditur rreshket.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY