VIDEO/Ishte duke pritur në stacion, sulmohet pa asnjë arsye me hanxhar

VIDEO/Ishte duke pritur në stacion, sulmohet pa asnjë arsye me hanxhar

121
0
Shares

A e mendoni dot të jeni në një stacion autobusi dhe dikush t’ju godasë me një hanxhar të madh? Kjo ka ndodhur në qendër të qytetit të Birminghamit në Britani, në vazhdën e dhunës në qytetet britanike.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë viktimën që qëndron në këmbë, ndërsa një person tjetër i afrohet dhe e godet me armën e ftohtë.

Viktima u përpoq të largohej, por njeriu i dytë ngadalë u zhvendos drejt tij, ndërsa kalimtarët ishin duke shikuar.

Të dy burrat u larguan më pas nga diapazoni i kameras. Incidenti thuhet se ka ndodhur në rrethin e Sheshit Shopping, rreth orës 4.20 të premten.

Policia e West Midlands besohet se është kontaktuar por nuk dihet se çfarë ndodhi me sulmuesin dhe viktimën.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY