Rama i kthehet premtimeve për herceptinën dhe ka nje kërcënim per mjekët…

Rama i kthehet premtimeve për herceptinën dhe ka nje kërcënim per mjekët…

136
0
Shares

Rama sot dha urdhër të prerë për të gjithë ata drejtorë spitalesh që lëshojnë receta për barna që pacientët mund t’i gjejnë brenda spitalit.

“Urdhër i prerë dhe me pasoja për këdo që e shkel në raport me çdo rast kur konstatohet që pacientëve iu jepet recetë për të blerë jashtë spitalit ato ç’ka spitali disponon”,- u shpreh Rama nga qyteti i Durrësit në një takim me publikun.

Me të tjerash kryeministri lajmëroi se janë se 40 medikamente të shtrenjta me të cilat kurohen sëmundjet kardiovaskulare dhe ato tumoriale përfshi herceptinën, për të cilën është folur më herët do të merren falas në spitale nga të gjithë pacientët.

“Spitalet të ecin me hapin e kohës për të trajtuar sëmundjet më të rrezikshme. Kemi përfshirë herceptinën, medikament i shtrenjtë dhe mbi 40 medikamente për sëmundjet kardiovaskulare, neuro-degjeneruese. Edhe një valë keqkuptimi që u krijua në fillim tani po tretet”,- tha ai.

Lajme të mira këto të kryeministrit por që mbyten nga kronikat e mediave që cdo ditë raportojnë të kundërtën.

Tre muaj më parë kryeministri Rama premtoi se në spitalet onkologjike nuk do të mungontë më, medikamenti i herceptinës, një ilaç shumë i kushtueshëm. Por sërish vetëm disa ditë më parë u raportua nga media se  spital eka mungesa dhe pacientet detyrohet ta blejnë vetë në farmaci. Kosto e një trajtimi me këtë medikament shkon deri në dy mijë euro.

Cfarë është herceptina

Herceptina është medikament shumë i shtrenjtë. Një seancë me herceptinë kushton 2000 euro. Një grua e diagnostikuar me kancer gjiri kërkon 18 të tilla.

Për t’i dhënë shprese pacientëve që kanë nevojë për këtë medikamnet u angazhua vete kryeministri i vendit çka urdhëroi të bëhen negociata me kompaninë për të siguruar sasinë e nevojshme për të gjithë rastet.

“Ne kemi garantuar një periudhë goxha të gjatë, e brenda kësaj periudhe do të shikojmë një zgjidhje përfundimtare”, u shpreh Rama më 20 janar të këtij viti.

Por mbi tre muaj pas kësaj deklarate herceptina e mbërritur në QSUT,  nuk mjaftonte për të gjithë.

Shërbimin onkologjike i raportoi mediave se  medikamenti i kushtueshëm shpërndahej sipas rrezikshmërisë që paraqesin pacientët.

Mjekët onkologë thonë se nëse nis trajtimi me herceptinë i duhet të vazhdojë pa ndërprerje pasi në rast të kundërt shkakton dëme të konsiderueshme në shëndetin e pacienteve. Në shërbimin onkologjik janë gjithsej 140 gra me kancer gjiri që duhet të trajtohen me herceptinë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY