KiE: Në vitin 2017, lejet e legalizimit u përdorën për të blerë...

KiE: Në vitin 2017, lejet e legalizimit u përdorën për të blerë vota

72
0
Shares

Shitblerja e votës në proces zgjedhore ne Shqiperi ishte në fokus të diskutimeve të mbledhjes së sotme të Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore.

Duke e parë si një fenomen shqetësues, eksperti i Këshillit të Evropës, Quentin Reed, u shpreh se shitblerja e votës është shkelje e të drejtës së njeriut për të zgjedhur.

Teksa analizo zgjedhjet e vitit të shkuar, Reed tha se lejet e legalizimit të banesave u përdorën për të blerë vota.

“Kur jepet vota për një post në administratë, është klientelizëm, qoftë edhe kur paratë për votën jepen në avancë. 20% kanë konfirmuar shitblerjen e votës. 5-6% janë detyruar të marrin pjesë në aktivitete politike në vitin 2017. Edhe kontratat e legalizimit të banesave janë përdorur për të blerë votat. Të dënohen rastet e verifikuara të shitblerjes së votës. E vështirë të ruhet fshehtësia e plotë e votës në komunitete të vogëla pavarësisht teknologjisë”, tha Reed..

Në konferencën me temë ‘Shitblerja e votës, vepra penale që prekin zgjedhjet’, eksperti i Këshillit të Evropës shtoi më tej se votimi elektronik mund të ndihmojë, por nuk e zgjidh problemin. Quentin Reed tha se duhet kuptuar pse votuesit e shesin votën e tyre.

Ai tha se: “Duhet kuptuar pse shit-blerja e votës është një fenomen i pranishëm. Duhet kuptuar pse votuesit e shesin votën e tyre. Sipas shoqërisë civile në 2017, 20.6 % e shqiptarëve i janë ofruar para për votën e tyre. 5.6% të shqiptarëve u janë bërë presion për të marrë pjesë në aktivitetet e partive politike”.

Shit-blerja e votës nuk bëhet vetëm me para, por edhe me ushqime, në zonat e varfëra. Disa qytetarëve i merret karta e identitetit që ata të votojnë për një parti përkatëse.Monitorimi i votës nga përfaqësues të partive politike është një tjetër problem. Shit-blerja e votës është një krim dhe ky fenomen duhet ndëshkuar ligjërisht”.

Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Reformës Zgjedhore u diskutua për mekanizmat parandalues të blerjes së votës, problem që u pa gjerësisht edhe në raportin e OSBE-ODIHR, shkruan ora news

Ndërkohë, bashkëkryetari socialist i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Bledi Çuçi, tha se shitblerja e votës nuk është çështje e një partie, por e gjithë Shqipërisë, prandaj duhet minimizuar. Po ashtu edhe deputeti  i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi tha se problemi i blerjes së votës është i vjetër dhe thelbësor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY