Bilisht, kapen 11 sirianë kërkojnë azil politik në Shqipëri

Bilisht, kapen 11 sirianë kërkojnë azil politik në Shqipëri

115
0
Shares
Foto Ilustruese

Policia kufitare ka ndaluar në afërsi të Bilishtit, 11 klandestinë sirianë. Ata kishin hyrë në territorin shqiptar nga Greqia dhe mësohet se kërkojnë azil politik në Shipëri. Nuk është hera e parë që ka fluks të këtyre  emigrantëve që vijnë nga vendet e lindjes.

Momentalisht, ata janë dërguar në qendrën e azilkërkuesve në Tiranë.  Kontrollet përgjatë vijës kufitare me Greqinë, prej nga emigrantët hyjnë në brendësi të fshatrave të Devollit, pritet të shtohen në ditët në vijim.

Këtë paradite, zv. ministrja e Brendshme Rovena Voda tha se në mungesë të një kërkese zyrtare për krijimin e një kampi refugjatësh, do të jetë në funksion vetëm Qendra e Azilkërkuesve në Tiranë, ku do të paraqiten ata që kërkojnë azil në Shqipëri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY