EMRAT/ Ndryshime drejtuesish Policie edhe në drejtoritë e tjera Vendore

EMRAT/ Ndryshime drejtuesish Policie edhe në drejtoritë e tjera Vendore

343
0
Shares

Vijojnë lëvizjet në Drejtorinë e Policisë së kryeqytetit dhe në qarqe në kuadër të intensifikimit të luftës ndaj krimit e drogës. Sot janë firmosur disa lëvizje në Tiranë, Durrës, Krujë dhe Gjirokastër.

Komisar Gilbert Hoxha, me detyrë Shef Sektori, në Sektorin për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë është caktuar përkohësisht në detyrën Shef i Komisariatit të Policisë Nr.2.

Kryekomisar Pal Marku me detyrë Specialist në Njësinë për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në Drejtorinë Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë së Shtetit, është caktuar përkohësisht në detyrën Shef i Komisariatit të Policisë Nr.6. në Tiranë.

Ndërsa Nënkomisar Neritan Boçi, nga shef i Komisariatit të Policisë Nr.6 emërohet në detyrën Specialist në Seksionin për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Ndërkohë që përpos Tiranës ndryshime janë firmosur nga Drejtori i Përgjithshëm edhe në qarqe. Barjam Mara nga zv/ drejtor i Policisë së Durrësit është emëruar në të njëjtin pozicion në Gjirokastër, ndërsa Ervin Ndreu nga shef komisariati në Krujë është emëruar zv/ drejtor në Durrës në vendin e Bajram Marës. Në vijim pritet që rokadë të ketë edhe në nivelin e shefave të krimeve në komisariate, por edhe nivelin e specialistëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY