Azilet mbushen plot, shtohen kërkesat e moshës së tretë si rezultat i...

Azilet mbushen plot, shtohen kërkesat e moshës së tretë si rezultat i emigracionit

254
0
Shares

Largimi i të rinjve në emigracion po i detyron shumë të moshuar tu drejtohen qendrave rezidenciale. Në qendrën e të moshuarve në Fier, ku edhe për 4 vende arrihet kapaciteti maksimal, flasin për një fluks të papërballueshëm kërkesash dhe mes arsyeve kryeson emigracioni. Situatë e ngjashme raportohet në të gjitha qendrat, ndaj një pjesë e tyre strehohen larg qytetit ku kanë jetuar për pjesën më të madhe të jetës! Ndiqni historinë!

Burbuqe Baushi: E Shita shtëpinë dhe rregullova djalin se e kisha me fëmijë dhe grua. E nisa për Itali me lekët që unë shita shtëpinë. E nisa djalin tamam si njeri. Si përfundim arrita që unë të vij në azil.

Kjo është Burbuqe Baushi, një nga 56 rezidentët në Shtëpinë e të Moshuarve në Fier.

Nënë e katër fëmijëve dhe banore e Tiranës, ajo është akomoduar aty prej tri vitesh, pasi sic thotë nuk arriti të gjejë një vend në kryeqytet.

Pavarësisht se unë kërkoja Tiranën se isha vetë tironce dhe nuk kishte vende e arrita të vija këtu.

72 vjecarja është shembulli i një fenomeni me të cilin po përballen shumë të moshuar në të gjithë vendin.

Largimi i familjarëve në emigracion apo edhe braktisja prej tyre po shton numrin e kërkesave pranë qendrave të të moshuarve. Ndërkaq INSTAT bën të ditur se për shkak të largimit të të rinjve dhe lindshmërisë së ulët, numri i popullsisë ka rënë me 0.2%.

Në Fier janë vetëm katër vende të lira, ndërsa drejtorja Daniela Roqi flet për fluks kërkesash të papërballueshëm.

Daniela Roqi: Kërkesat janë gjithnjë e në rritje dhe në këtë mënyrë nuk arrijmë të përballojmë kërkesat e vazhdueshme të të moshuarve që kërkojnë të sistemohen pranë nesh.

Shumica e atyre që kërkojnë të sistemohen, sipas drejtores Roqi janë të moshuar që kanë mbetur të vetëm, për shkak të emigracionit, ndaj ajo flet për nevojën e një skeme të shërbimit në familje.

Daniela Roqi: Janë të moshuar që kanë shtëpi, kanë banesa ku të jetojnë por për shkak se kanë mbetur të vetëm, nuk kanë familjarë që ti shërbejnë, të afërmit e tyre kanë ikur në emigrim apo ndoshta një pjesë e tyre nuk jetojnë më, ka bërë që e vetmja mënyrë për ta të jetë sistemimi në një institucion rezidencial.

Kjo skemë do të linte më shumë vend në këto institucione për të moshuar si Fatime Sinanaj, kjo 60 vjecare nga Patosi e cila është strehuar për ti shpëtuar dhunës së vazhdueshme nga djali.

Fatime Sinanaj: Edhe unë flija me frikë. Deri në orën 11 të natës rrija jashtë në rrugë./Ora News

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY