VIDEO/Hapen 26 qendra shëndetësore për turistët

VIDEO/Hapen 26 qendra shëndetësore për turistët

130
0
Shares
 Shërbimi shëndetësor ne kohe dhe me cilësi eshte nje nga sfidat e Ministrisë se Shendetesise për ketë sezon turistik. Ministria Ogerta Manastirliu tregon per Vizion plus, planin e detajuar te masave per ta ofruar shërbimin shëndetësor sa me pranë pushuesve.

26 qendra shëndetësore, gjysma prej tyre ekzistuese dhe 13 te reja funksionojnë qe prej 1 qershorit përgjatë gjithë vijës bregdetare dhe ne zonat turistike malore. Shërbimi i tyre është 24 ore ne çdo dite te javës. Ministria e Shendetesise siguron se qendrat qe ofrojnë shërbim ambulator, jane pajisur me te gjitha mjetet dhe barnat e nevojshme per ndihmën e pare.

119 mjeke dhe infermiere te rinj jane punësuar vetem per ketë sezon turistik per te punuar ne qendrat shëndetësore verore. Ndërkohe 17 autoambulanca do te jene vendosura përgjatë vijes bregdetare per te ofruar ndihmën e pare dhe transportin ne spitalin me te afërt rajonal. Risi ketë vit eshte edhe sinjalitika e qendrave shëndetësore e vendosur fillimisht ne rrugët nacionale e urbane dhe me pas pranë qendrave, te cilat kane edhe numrin specifik te telefonit.

Ndërkohe ne plazhin e Zvernecit dhe te Tales janë hapur qendra shëndetësore 12 oreshe. Te gjitha keto pika shëndetësore do te koordinohen me urgjencën kombëtare dhe me njësinë e helikopterëve./v-plus

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY