‘Rama fyen Macron në sy të dy deputetëve austriakë’

‘Rama fyen Macron në sy të dy deputetëve austriakë’

253
0
Shares

Ish Kryeministri Berisha ka rrëfyer një bisedë që është zhvilluar mes Kryeministrit Rama dhe dy deputetëve nga një vend mik i Shqipërisë. Berisha nuk tregon se nga ishin deputetët por bëhet fjalë për dy deputetet austriakë që takuan Ramën pas takimit që ata kishin me kreun e opozitës Basha.

Sipas Berishës biseda ka qenë e vështirë ndërkohë që Rama i ka konsideruar Presidentin francez ‘stupid”.

Rrëfimi i Berishës:

Nje ndodhi si ne nje spital psiqiatrik!

Te dashur miq, keto dite vizituan Tiranen dy perfaqesues te rendesishem te nje vendi mik anetar i BE. Njeri prej tyre kishte miqesi te kahershme me nje deputet socialist. Ky i fundit kishte organizuar takimin me krye, krye, krye Edvinin. Ne oren e caktuar ata u paraqiten te shoqeruar edhe nga deputeti socialist ne zyren e Piktorit deshtak. Por atyre u ndodhi ajo qe nuk e kishin imagjinuar. Sapo u ulen, pa ju uruar mireseardhjen, Edvini me harbutellek iu drejtohet:

“Perse keni ardhur? Me thoni mua…”

Te habitur nga pritja, miqte e huaj pane njeri tjetrin dhe deputetin qe i shoqeronte.

“Mot i nxehte ne Shqiperi”, – i pergjigjet njeri prej tyre, i cili gjate karrieres se tij politike prej tre dekadash kishte takuar dhjetra e dhjetra kryeministra.
“Vape e madhe ne Tirane”, – ia ktheu edhe tjetri.

Vendi i tyre eshte njeri nga me te paktat vende te BE qe mbeshtet hapjen pa kushte te negociatave me Shqiperine. Te interesuar per rezultatet e lobimit prane vendeve qe jane kunder hapjes se negociatave pa kushte me Shqiperine ata e pyeten Piktorin deshtak nese kishte bindur dot ndonjerin nga vendet skeptike per te ndryshuar mendim dhe konkretisht e pyesin per qendrimin e Frances?

Ata u shtangen nga pergjigja e Rames, i cili u tha se: “Franca me ka dhene mua Urdherin e Kavalierit te Legjionit te Nderit por Franca dhe Makroni jane stupid (te marre, idiote) me bllokojne hapjen e negociatave”.

Bashkebiseduesit e huaj pane njeri tjetrin te habitur dhe neveritur nga pergjigja e tij.

Pas kesaj, piktori deshtak nuk foli me dhe filloj te zhgarravise, vizatoje me bojra mbi nje leter qe kishte para ne prani te tyre pa folur me asnje fjale per 10 minuta me radhe. Kjo situate i detyroi te dy vizitoret e huaj te ngrihen pa i marre leje dhe te dalin nga zyra.

Ne korridorin e kryeministrise, njeri prej tyre i tha mikut te tij shqiptar se bosi i tij, pra Rama, qenka i semure rende dhe duhet te mjekohet. Kurse tjetri ia ktheu shkurt se ai ka nevoje per mjekim!

I zene teper ngushte nga ndodhia, deputeti socialist u detyrua ti thote i turperuar mikut te tij se me sa duket bosi (Rama) kishte terhequr ndonje vize (kokaine) me shume nga merzia se po vendosen kushte per hapjen e negociatave me BE dhe pas vitit 2016 kjo eshte hera e dyte qe BE e ben kete me Shqiperine!

Te dy miqte e nderuar, te habitur negativisht nga takimi dhe qendrimi i dizekuilibruar i Rames, nuk referuan asnjehere ne media se e kishin takuar ate por bene sikur nuk e kane takuar fare.

Kete histori nuk do ta publikoja pavaresisht se deputeti socialist jo pa qellim gjeti rastin ta rrefente tek qytetari dixhital po te mos ishin disa arsye te rendesishme.

Se pari, kokaine apo semundje psiqike apo te dyja se bashku kjo ngjarje tregon dhe njehere se Edi Rama ka degraduar plotesisht!

Se dyti, te perpiqesh te bindesh Francen dhe presidentin e saj te nderuar me gjuhen enveriste te eterve te tij tregon se ai eshte nje i semure psiqik apo rrugaç politik si dhe njeri qe shkelmon intersat kombetare te vendit te tij.

Se treti, kjo histori eshte e perseritur disa here. Nje vit me pare, Rama i sfazuar do te reagonte duke i rene tavolines me shume se nje here me grusht gjate bisedes me nje perfaqesues te rendesishem te nje vendi shume te rendesishem. Meqenese Rama i sfazuar perseiriti mbi nje here xhestin e tij skizoid, bashkebiseduesi e mori ate si kercenim fizik dhe i perplasi Rames ne fytyre me dy grushtat me sa fuqi kishte tavolinen e bisedimeve, saqe shtangu Rama dhe dipolmati i vendit qe shoqeronte delegacionin tek Edvini.

Se fundi, i kujtoj Rames se gjuha qe ke perdorur per Francen dhe presidentin e saj eshte gjuhe hoxhiste dhe se nuk duhet te harrosh se ekzakt te njejtin urdher qe Presidenti Holland te ka akorduar ty, dy dekada me pare nje president tjeter francez i ka akorduar edhe Emanuel Norieges, te cilin dy vite me pare Franca e mori me barrele nga burgjet e SHBA per te vuajtur ne France denimin qe i kishte dhene drejtesia franceze per vese dhe krime te ngjashme me te tuat! sb

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY