Vrau babin dhe nene sapo u kthye nga Anglia, flet motra:”Tentuam ta...

Vrau babin dhe nene sapo u kthye nga Anglia, flet motra:”Tentuam ta çonim në spital, por s’pranoi”

189
0
Shares

Emigranti i sapokthyer nga Anglia vret me armë zjarri nënën dhe babanë e tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e njohur si Llixhat në Peshkopi. Sipas Policisë, 26- vjeçari Qemal Sela ka qëlluar me armë automatike prindërit e tij, shtetasit Flamur Sela, 55 vjeç, dhe Zeqimete Sela, 50 vjeçe, të cilët gjetën vdekjen e menjëhershme.

Nisur nga gjendja e paraqitur pas krimit nga ana e të riut, ka dyshime se ai ka probleme me shëndetin mendor. Burime nga grupi i hetimit bënë të ditur se, bazuar edhe në dëshminë e të afërmve të tij, dyshohet se ai ka pësuar tronditje të fortë psikologjike pasi është kapur nga Policia në Angli. Ai jetonte dhe punonte prej rreth 8 vitesh në këtë shtet, por mungesa e dokumenteve e ka penalizuar atë për ta kthyer deportiv.

Autori i krimit të rëndë është arrestuar vetëm disa momente më pas nga efektivë të Policisë, të cilët janë ndodhur afër vendit të ngjarjes. Ata e kanë parë me armë në dorë dhe në një kohë mjaft të shpejtë negocimi e kanë bindur të hidhte armën në tokë dhe të vetëdorëzohej. Më pas janë marrë në pyetje edhe motra dhe vëllai i tij, të cilët kanë deklaruar se ishin përpjekur ta çonin në spital pas depërtimit, por nuk kishin arritur ta bindnin. Ata janë shprehur se Qemali ka mbërritur pranë familjes dy ditë më parë.

“Nuk e dinim se do të vinte. Patëm biseduar me telefon dhe nuk na pati thënë se do të kthehej. Nuk e dinim se nuk ishte mirë me shëndet. Fillimisht u gëzuam që u kthye, por kur e pamë se nuk ishte mirë, u mërzitëm shumë. Tentuam ta çonim për vizitë në spital, por ai nuk pranoi”, kanë rrëfyer ata për hetimorët.

Blutë do t’i marrin në pyetje sërish më vonë për të qartësuar edhe një herë momentin e krimit, pasi motra dhe vëllai i të arrestuarit nuk kanë qenë në gjendje të japin detaje të hollësishme se çka ndodhur konkretisht në banesën e tyre. Mësohet se 26-vjeçari gjatë qëndrimit në Angli është kuruar, por nuk dihet qartësisht për çfarë./panorama

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY