Presidenti Meta viziton vendin turistik, zbulon se ku do ti kalojë pushimet...

Presidenti Meta viziton vendin turistik, zbulon se ku do ti kalojë pushimet verore

96
0
Shares

Kreu i Shtetit, Ilir Meta ishte sot në bashkinë e Pustecit, aty ku u çel sezoni turistik.

Meta u bën thirrje turistëve të huaj dhe vendas që të vizitojnë bukuritë e kësaj zonë, mikpritjen e jashtëzakonshme dhe të shijojnë gatimet tradicionale.

Presidenti zbulon se disa ditë nga pushimet verore do i kalojë në Presë.

“Së bashku me autoritetet vendore çelëm sot sezonin turistik në Bashkinë Pustec. Ftoj turistët vendas dhe të huaj të shijojnë bukuritë natyrore e të pakonkurrueshme të kësaj zone, veçanërisht të liqenit të Prespës, mikpritjen e jashtëzakonshme dhe gatimet tradicionale.

E mahnitshme Kisha e Shën Marisë në ishullin e Maligradit. I uroj sezon të mbarë turistik Bashkisë së Pustecit, ku kam vendosur të kaloj disa ditë gjatë pushimeve verore”, shkruan Meta./G-Express

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY