Gjermani, antidroga arreston 3 shqiptarë, kokat e një familjeje të madhe kriminale

Gjermani, antidroga arreston 3 shqiptarë, kokat e një familjeje të madhe kriminale

185
0
Shares

Ishte një ndërhyrje sekrete, një grusht i fortë kundër rrjetit shqiptar të drogës në Gjermani, që u asgjësua falë ndërhyrjes së policisë me ndihmën e njësive speciale. Ata bastisën 23 apartamente në Köln, Brühl, Euskirchen, Aachen dhe Siegburg, shkruan “focus.de”. Tre kokat e bandës (21/27/29) u arrestuan, sëbashku me katër shpërndarës tjerë, përcjell albinfo.ch. Anëtarë të një familje të madhe shqiptare

Akuza e prokurorisë është se burrat janë pjesë e një familje të madhe shqiptare, që është marrë me marihuanë dhe kokainë.

Komisari policor Axel Heilmann tregon se grupi po vëzhgohej prej në shtator 2017. Sipas informacioneve të para, grupi sjellte drogën nga Hollanda në Rheinland.

Policia gjatë bastisjes ka sekuestruar 15 kilogram marihuanë, kokainë dhe amfetamin si dhe 30 mijë euro para kesh. Përveç kësaj janë sekuestruar edhe municione armësh.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY