Mësuesja mashtroi nxënësen se ka tumor në tru për të bërë seks

Mësuesja mashtroi nxënësen se ka tumor në tru për të bërë seks

165
0
Shares

Një mësuese në Angli është dënuar me burg për 7 vjet sepse mashtroi se ka tumor në tru për të bërë seks me një adoleshente.

Rhian Nokes, 29 vjece punonte në gjimnaz si mësuese fiskulture kur filloi ti tregonte studentes për problemet shëndetësore.

13-vjeçarja tentoi vetëvrasjen kur u bë pjesë e abuzimit. Nokes, një nga lojtaret më të mira të rugby, rruajti kokën dhe bëri disa shenja që të tregonte se ka tumor. Kur lidhja e tyre mori fund, 13-vjecarja shkoi në polici duke treguar cdo gjë dhe frikësohej nëse mësuesja ishte marrë me nxënës të tjerë.

Në seancën gjyqësore u njoftua se mësuesja i ka thënë disa gënjeshtra vogëlushes duke shtuar se është e sëmurë, nëna i ka vdekur dhe ka qenë viktimë e dhunës në familje.

Pas dy vitesh takime të vazhdueshme, vajza zbuloi të vërtetën dhe e përjetoi akoma më rëndë.

“Kur më tha se ishte sëmurë, nuk kisha cfarë të bëja vecse të isha aty për të. Ajo ka kontrolluar cdo aspekt të jetës time. Nuk arrij ta përshkruaj sa u lëndova kur zbulova se gjithcka ishte gënjeshtër. Ajo më mori gjithcka. Dinjitetin tim, besimin tim”, tha viktima.

Gjatë vendimit në gjykatë, Nokes pranoi fajin se kishte kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY