VIDEO/ Berisha: Akti i tradhtisë së madhe, marrëveshja e detit me Greqinë...

VIDEO/ Berisha: Akti i tradhtisë së madhe, marrëveshja e detit me Greqinë është mbyllur

90
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ditën e sotme në lidhje me marrëveshjen e detit që qeveria e Edi Ramës po bën me Greqinë.

Sipas ish-kryeministrit, ky është akti i tradhëtisë së madhe kombëtare.

Ish-kryeministri Berisha ka treguar se janë disa zhvillime të rëndësishme që janë bërë në kurriz të Shqipërisë.

Pjesë nga fjala e ish-kryeministrit Sali Berisha

Akti i tradhtisë së madhe kombëtare që po bëhet me faljen e detit nga Rama e Ditzi Bushati.

Zhvillimet janë:

Pala greke në mënyrën më arrogante dhe prepotente i ka dorëzuar marrëveshjen palës shqiptare dhe nuk ka koment. Kjo është marrëveshja për të cilën kemi rënë dakord dhe nuk komentoni.

Në këtë marrëveshje, grekët i kanë bërë të qartë palës shqiptare, ekipi dhe koncesione. Ekipi është rrëzuar në mënyrë kategorie nga qeveria greke.

Disa anëtarë të delegacionit kanë shprehur mos aprovim të plotë për këtë qëndrim. Kanë bërë letra shefave të tyre për imponimin që kërkon pala greke të bëjë.

Në marrëveshjen e dorëzuar nga pala greke ishulli Oton merr fuqi të plotë si për ujërat territoriale dhe për zonat e ekonomike.

Disa anëtarë të delegacionit kanë bërë letra edhe Edi Ramës dhe Ditzi Bushatit.

Çfarë ndodhi brenda delegacionit?

Një i pafytyrë që quhet Skapi  dhe agjenti Muçollari në hijë, arrijnë të falsifikojnë edhe minutat. Nga Rama anëtarët e delegacionit marrin kërcënime për largime nga puna.

Delegacionin shqiptar e drejtojnë dy spiunë, Skapi dhe Muçollari.

SB Live

Prononcim jashte salles se Parlamentit!

Publiée par Sali Berisha sur jeudi 7 juin 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY