VIDEO/ Basha: Rama dhe Xhafaj kokat e aleancës me krimin, të vijnë...

VIDEO/ Basha: Rama dhe Xhafaj kokat e aleancës me krimin, të vijnë në Kuvend – Ruçi pezullon seancën

126
0
Shares

Kuvendi ka nisur me tensione mes opozitës dhe mazhorancës. PD ka kërkuar që në seancë të jetë i pranishëm kryeministri Rama dhe ministri Xhafaj. Nga ana e tij, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi i kërkoi PD që të zyrtarizojnë kërkesën dhe Rama do të jetë i gatshëm, për interpelancë.

“Në këtë seancë gjeni shprehjen e kapitullimit të qeveisë ku mungojnë Rama dhe Xhafaj. Kërkesa e Spahos është e qartë dhe e kuptueshme për ju si kryetar i Kuvendit. Kjo seancë nuk duhet  të vazhdojë pa praninë e tyrer këtu, në këtë momehnt të rëndësishmë për Shqipërinë.

Nëse kanë vendosur mos vijnë më në këtë sallë, le të largohen përfundimisht.

Këtë shqetësim ia kanë shprehur qartë të martë përfaqësuesit gjermanë në Bundestag. Jam informuar hollësisht për qëndrimet e Gjermanisë, Francës, Hollandes.

Pezullo seancën, thirr këtu Ramën dhe Xhafajn”, u shpreh Basha.

“Bëni kërkesë me shkrim dhe unë do ta planifikoj sic janë rregullat. Nëse do të vazhdoni skenarin tuaj për të krijuar anomali them se nuk keni për ta realizuar. Maksimumi do shtyni me një javë raportonin e institucioneve. Ju lutem Basha jepni kontributin si lideri i opozitës për të mos marrë peng sallën e opozirtës. Institucionalizoni kërkesën për interpelancë, ose mocion me debat unë do ti vendos në axhendë”, u shpreh Ruçi.

Drejtpërdrejt nga Kuvendi i Shqipërisë.

Publiée par Lulzim Basha sur jeudi 7 juin 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY