Basha: Beteja me Saimir Tahirin përfundoi me sukses, Xhafa duhet të largohet...

Basha: Beteja me Saimir Tahirin përfundoi me sukses, Xhafa duhet të largohet nga qeveria

62
0
Shares

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha e ka konsideruar betejë të fituar atë me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Sipas tij Tahiri sot është jashtë politikës, falë këmbënguljes së opozitës.

Ndërsa ka shtuar se Xhafaj duhet larguar nga posti i Ministrit të Brendshëm, pasi qëndrimi i tij në krye të kësaj ministrie do të thotë shkatërrim provash.

‘Beteja me Saimir Tahirin ka marrë fund me sukses. Tahiri është jashtë politikës, po të ishte në dorë të Ramës ai do të ishte akoma deputet. Fati i Tahirit u vulos kur tradhtoi fatin e njerëzve, kur shndërroi policinë e shtetit në mbrojtje të trafikut të drogës. Çdo minutë e qëndrimit të tij në krye të ministrisë së Brendshme dëmton provat. E gjithë koha e ministrit të Brendshëm është vënë në funksion të Agron Xhafajt dhe vetes së tij’, deklaroi Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY