NEGOCIATAT ME SHQIPËRINË/ Ministri grek i mbrojtjes: Do të zgjerojmë ujërat tona...

NEGOCIATAT ME SHQIPËRINË/ Ministri grek i mbrojtjes: Do të zgjerojmë ujërat tona territoriale

138
0
Shares

Ministri grek i mbrojtjes, Panos Kammenos, ka deklaruar se Greqia së shpejti do të zgjerojë ujërat e veta territoriale. Sipas tij, kjo do të ndodhë me njohjen e zonave ekskluzive ekonomike.

“Jemi në një moment të historisë së kombit, që atdheu ynë po rritet. Shumë shpejt do të zgjerojmë ujërat tona territoriale, me njohjen e Zonave Ekskluzive Ekonomike, shfrytëzimin e pasurisë nënujore dhe atdheu ynë do të kalojë në një epokë të re”, tha Kammenos.

Ministri grek i mbrojtjes e bëri këtë deklaratë gjatë përshëndetjes në një festë përkujtimore në ishullin Psarras, në Egjeun Verior.

Sipas analistëve, Kammenos nuk sqaroi se për cilat zona ekskluzive ekonomike e kishte fjalën.

Në fakt, negociatat për ZEE po vazhdojnë vetëm me Shqipërinë. Në kohën që me Egjiptin mbeten shumë çështje për t’u zgjidhur, ndërsa me Turqinë janë pezulluar.

Në fillim të këtij viti, ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias, kishte deklaruar e pala shqiptare pranon që ajo greke t’i shtrijë ujërat territoriale në 12 milje, por nuk kishte saktësuar se kur do të ndodhë kjo.

Kjo deklaratë e ministrit grek kishte shkaktuar reagime të fuqishme mediatike dhe politike në Tiranë.

Por këto reagime u fashitën pas sqarimit se shtrirja deri në 12 milje e detit territorial është një e drejtë që ofrohet nga marrëveshja ndërkombëtare e Montego Bay-it dhe mund të zbatohet në mënyrë të njëanshme nga çdo shtet, pra edhe nga Shqipëria.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY