Guvernatori Sejko: Ja arsyet e rënies së euros, BSH do bëjë ndërhyrje...

Guvernatori Sejko: Ja arsyet e rënies së euros, BSH do bëjë ndërhyrje të jashtëzakonshme!

84
0
Shares

Banka e Shqipërisë ka paralajmëruar se do të hyjë në tregun valutor, duke blerë valutë. Operacionet e blerjes së valutës do të ruajnë kohëzgjatjen e nevojshme për të arritur objektivat e deritanishme tha Guvernatori i Bankës së Shqipërisë në një deklaratë për shtyp.

Ky është një rast i veçantë i ndërmarrë në rrethana specifike, tha guvernatori, që po bëhet në mënyrë që të frenohet përshpejtimi i rënies së euros, që në muajin maj ka dalë përtej parametrave. Si rrjedhojë, Këshilli mbikëqyrë mori një vendim të tillë për të ndërhyrë në treg, sqaroi ai.

“Tregu ka pasur një rritje të sasisë së euros, që ka qenë konstante që nga viti 2015. Mbiçmimi nuk ka ardhur vetëm për shkak të sasisë së euro, por edhe si rrjedhojë e rritjes së pritshmërisë së agjentëve për një mbiçmim të kursit, që ka dalë jashtë parametrave normalë të regjimit të kursit të këmbimit dhe na ka detyruar të ndërhyjmë në treg”.

Guvernatori tha se leku po forcohet nga oferta për valutë dhe nga konvertimi i kapitalit të bankave. Qëllimi kryesor i operacioneve monetar do te ndërmerren vetëm për nevoja të inflacionit, pasi rënia e euros rrezikonte objektivin e inflacionit, tha Sejko. Në Shqipëri do të vazhdojë të jetë regjimi i lirë i kursit këmbimit, por BSH ka të drejtën e saj për të rregulluar parametrat e tregut, shtoi ai.

Gent Sejko u shpreh se Këshilli Mbikëqyrës vendosi të ulë me 0.25% normën bazë të interesit duke e çuar në 1%.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY