FOTO GALERI/ Policët e shkarkuar protestojnë: Xhafaj ik!

FOTO GALERI/ Policët e shkarkuar protestojnë: Xhafaj ik!

84
0
Shares

Punonjësit e Policisë të liruar padrejtësisht nga detyra kanë protestuar para Ministrisë së Brendshme kundër kapjes së këtij institucioni nga krimi.

Kreu i kësaj shoqate, Aleks Hajdari, kryetari i Shoqatës së Policëve në Lirim 2013, tha se krimi është në duart e ministrisë, pasi sipas tij dy ministra kanë lidhje me drogën.

Aleks Hajdari, deklaroi për mediat se “arsyeja pse ne jemi mbledhur para kësaj ministrie është e paparë në histori: institucioni po drejtohet prej 5 vjetësh, nga dy ministra, z. Tahiri dhe z. Xhafaj – njeri nën akuzë për trafik ndërkombëtar droge drejt vendeve të BE-së dhe krim të organizuar, kurse tjetri ka vëllanë e tij të dënuar për krim të organizuar.

Po ashtu ne protestojmë për kolegët tanë të liruar padrejtësisht nga puna teksa krimi i organizuar ka arritur të bëjë emërime në Policinë e Shtetit.

Duke iu referuar akteve që janë prodhuar nga organizmat që mbikëqyrin punën e Policisë së Brendshme, shikojmë me shqetësim se Shqipëria konsiderohet si vendi kryesor i prodhimit të kanabisit dhe vendi kryesor korridor që dërgon drogën në vendet e BE-së. Unë falënderoj anëtarët që mbështetin iniciativën për të zhvilluar këtë protestë si dhe kolegët në detyrë pavarësisht situatës që po kalon policia. Arsyeja është se ne po protestojmë për një gjë të paparë në histori, ku ministria dhe policia drejtohen nga dy ministra, Saimir Tahiri që është i akuzuar për lidhje ma Habilajt në trafikun e drogës si dhe Fatmir Xhafaj, vëllai i tij i dënuar për trafik droge”, theksoi Hajdari.

Aleks Hajdari tha se Fatmir Xhafaj duhet të kalojë procesin e Vettingut si gjithë anëtarët e policisë.

“Policët kanë dalë në lirim në kundërshtim me ligjin. Jo e gjithë policia është e inkriminuar. Na vjen një ministër me shpatën vettingut, i cili ka vëllain e tij të dënuar për trafik droge dhe drejton Ministrinë e Brendshme. Fatmir Xhafaj duhet të bëjë vettingun si çdo anëtar i policisë”, tha kreu i shoqatës së policëve në lirim.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY