EMRI/ Morinë, prej 15 vjetësh në kërkim, arrestohet i dënuari me 10...

EMRI/ Morinë, prej 15 vjetësh në kërkim, arrestohet i dënuari me 10 vjet burg në Norvegji

110
0
Shares

Policia Kufitare në Morinë ka arrestuar një shtetas nga Kosova, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge. Arrestimi provizor u bë me qëllim ekstradimin e tij në shtetin norvegjez.

Specialistët e Policisë Kufitare bënë arrestimin me qëllim ekstradimin e shtetasit kosovar të shpallur në kërkim ndërkombëtar Istref Tahirukaj, 49 vjeç, banues në Deçan, Kosovë.

Ky shtetas u kap në hyrje të P. K. K., Morinë, ku gjatë përpunimit të dokumentacionit, rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet Norvegjeze.

Gjykata e Borgating Norvegji, më datë 12. 12. 2003, e ka dënuar me 10 vite burg, për veprën penale në fushën e narkotikëve. Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY