Tiranë, gjendet trupi i pajetë i fëmijës që u mbyt te liqeni...

Tiranë, gjendet trupi i pajetë i fëmijës që u mbyt te liqeni i Farkës

679
0
Shares

Palombarët e RENEA-s kanë gjetur trupin e pajetë të 12-vjeçarit, i cili u mbyt sot në liqenin e Farkës.

Fëmija i mitur u mbyt sot, rreth orës 14:25, te diga e liqenit në Farkë.

Paraprakisht dyshohet që fëmija i mitur, me inicialet D. D., i moshës rreth 12 vjeç, të ketë qenë duke luajtur së bashku me fëmijë të tjerë në zonën e liqenit dhe është mbytur aksidentalisht.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë si dhe janë njoftuar Palombarët e RENEA-s.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY