Presidenti i PPE-së: Largimi i Fatmir Xhafajt, përmbushje e principeve të...

Presidenti i PPE-së: Largimi i Fatmir Xhafajt, përmbushje e principeve të zbatimit të ligjit

101
0
Shares

Joseph Daul, Presidenti i Partisë Popullore Europiane ka kërkuar largimin e Fatmir Xhafajt nga Ministër i Brendshëm.

Gjatë mbledhjes së Asamblesë Politike të Partisë Popullore Evropiane, ai ka nënkuptuar se largimi i Fatmir Xhafaj është një hap i nevojshëm për përmbushjen e kushteve për të hapur negociatat me Shqipërinë, raporton exit.

Ndër të tjera, Daul është shprehur se, “Ne po e ndjekim nga shumë afër qeverinë shqiptare, për shkak të përfshirjes së Ministrit të Punëve të Brendshme në trafikun e drogës dhe krimin e organizuar. Nëse nuk përmbushen principet e zbatimit të ligjit, unë nuk shoh se si mund të ketë një përgjigje pozitive për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Ndaj ne duhet të shohim nëse do të ketë ndryshime deri në samitin e ardhshëm”.

Daul është një nga politikanët më me ndikim në Gjermani dhe në të djathtën evropiane. Komentet e tij u bënë gjatë mbledhjes së Asamblesë Politike të Partisë Popullore Evropiane, sot në Varshavë, ku u diskutua për ngjarjet e fundit në partitë e djathta në Evropë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY